04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

Hapet thirrja për aplikim!

December 6th, 2016

DokuFest ka kënaqësinë të njoftojë që ka hapur thirrjen për aplikim për edicionin e 16-të festivalit.

Afati i fundit për aplikim është e premte, 28 shkurt, 2017.

Ftojmë të gjithë autorët e dokumentarëve, filmave të shkurtër, animacioneve dhe filmave eksperimental të aplikojnë me filmat e tyre për edicionin e 16-të të DokuFest, që do të mbahet nga data 4 deri më 12 gusht 2017 në Prizren, Kosovë.

Autorët mund të aplikojnë përmes platformave FilmFreeway dhe Reelport.

Ne jemi në kërkim të veprave të reja të cilat eksplorojnë kufijtë, e sfidojnë publikun, eksperimentojnë me stil dhe teknikë apo frymëzojnë me kreativitet.”

Më shumë informata për festivalin, programin dhe edicionet e kaluara mund të gjenden në web faqen tonë