04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

“Future is Here” po përparon

17359322_10154994157524526_7176530239048122377_o

Regjisorja e filmit "I am not just a..." duke e prezantuar programin në Swiss Youth Film Festival

March 29th, 2017

Pesë filma të shkurtër dokumentarë të prodhuar nga studentët përmes komponentë së projektit “Shkolla dhe Filmi Dokumentar”, që është mbështetur financiarisht nga National Endowment for Democracy, ka shënuar një sukses përtej pritshmërive tona.

Pesë filma të shkurtër dokumentarë të prodhuar nga studentët përmes komponentë së projektit “Shkolla dhe Filmi Dokumentar“, që është mbështetur financiarisht nga National Endowment for Democracy, ka shënuar një sukses përtej pritshmërive tona.

Pas premierës së suksesshme në edicionin e 15-të të DokuFest, filmat morën një udhëtim rajonal në festivalet e filmave “Pravo Ljudski” në Sarajevë (Bosnje dhe Herzegovinë) dhe “Free Zone” në Beograd (Serbi).

Pas këtyre shfaqjeve, filmat individual nga programi shënuan debutimet e tyre ndërkombëtare. “Grab My Hand”, një projekt i përbashkët i Elhame Kastratit, Fatlinda Dakut dhe Andi Bilibanit u përzgjodh në programin garues të International Student Film Festival “NEW WAVE” në Sofje (Bullgari), ndërsa projekti i Albrim Isufit “Kosovatrans” u përzgjodh në Equality International Film Festival në Kiev (Ukrainë).

Më pas, një numër i festivaleve të filmit të studentëve në Europë shfaqën të gjithë programin e “Future is Here”, si model i programit që nxit filmimin kreativ të dokumentarit përmes ushtrimeve praktike në tregim, duke i njoftuar nxënësit e shkollave të mesme me konceptin e qytetarisë aktive, të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike.

Fourth generation students after the premiere at DokuFest
Studentët e gjeneratës së katërt pas premierës në DokuFest

Së fundi filmat nga ky program u prezantuan në Youth Film Festival “Schweizer Jugendfilmtage – Festival Ciné Jeunesse” në Cyrih (Zvicër). Regjisorja e filmit që trajton problemin e ngacmimit seksual “I am not just a…” Sonja Azizaj mori pjesë në festival dhe paraqiti programin për audiencat zvicerane. Së fundi, filmi mbi sakrificat e të rinjve për të ndjekur ëndrrat e tyre, i realizuar me mjeshtëri nga Ilirjana Memaj në filmin e saj  “The Cost of Applause”, mori çmimin special të jurisë në festivalin e filmit “Zoom 11” në Lubjanë (Slloveni).

Sukseset evropiane të filmave u vunë re anembanë Atlantikut. Në prill “Future is Here” do t’i prezantohet audiencës së re të “American Documentary Film Festival” në Palm Springs të Kalifornisë. “Kosovatrans” do të jetë pjesë e programit të Festivalit të Filmit Feminist të Arteve Kufitare 2017 të Universitetit Shtetëror të New Mexico.

Më vonë në qershor “Grab My Hand” dhe “The Cost of Applause” do të jenë pjesë e programit të “Scout Film Festival” në Stove, Vermont, ndërsa “Kosovatrans” do të konkurrojë për çmimin kryesor të festivalit.

Këto filma janë gjithashtu të pëfshira në Manualet e Filmit që do të përdoren në Klubet e Filmit të DokuFestit.