03 – 11 August 2018
Edition XVII

03 – 11 August 2018
Edition XVII

Filmi dhe mediat faktike në gjimnazin “Jeta e Re”

March 22nd, 2018

Në Suharekë, Dokufest ka shfaqur filmin dokumentar “Speaking is Difficult” në kuadër të projektit “Filmi dhe Mediat Faktike”, që ka për objektiv primar përdorimin e mediave faktike dhe shfaqjeve të filmit dokumentar me qëllim të inkurajimit të aktivizmit civil në ngritjen e vetëdijes dhe forcimit të imunitetit të komunitetit ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Pas shfaqjes së filmit, që zgjati rreth 15 minuta, të cilin e shikuan mbi 60 nxënës në gjimnazin “Jeta e Re” të Suharekës, fjalën e morri Rudinë Jakupi nga QKSS (Qendra Kosovare për Studime të Siguris), e cila me nxënësit e pranishëm diskutoi mbi temat e ekstremizmit dhe të radikalizimit.

Këtu pasoi edhe një bashkëbisedim me nxënësit që patën pyetje dhe shpjegime si e kuptojnë ata radikalizimin dhe ekstremizmin.

Dokufest si implementues i këtij projekti do të vazhdojë me shfaqjet e radhës, për të përmbushur objektivat e projektit.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkarhja e Luksemburgut për shoqërinë civilë në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit për Shoqëri Civile (KCSF).