CALL FOR ENTRIES IS NOW OPEN

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

Information Skies by Metahaven (Daniel van der Velden, Vinca Kruk)

EFA SHORT MATTERS

July 7th, 2018

Në edicionin e tij të shtatëmbëdhjetë, DokuFest do të shfaqë filma nga përzgjedhja e Akademisë Evropiane e Filmit EFA të dokumentarëve të shkurtë që garojnë për çmimin prestigjioz EFA Short Matters.

Garuesit e sivjetshëm do të ofrojnë një spektër të gjerë të përvojave kinematografike duke u shtrirë nga filma që dokumentojnë peripecitë e një familjeje në Buenos Aires, historinë zemërthyese të një shtatzënie të hershme të një vajze rome nga Rumania, deri te një film që përshkruan lidhshmërinë dhe dashurinë përmes ndikimit të një sistemi diellor të largët.

Këta filma të jashtëzakonshëm kanë frymëzuar shikuesit nga e gjithë bota dhe DokuFest ka kënaqësinë t’i shfaq para audiencës së vet.  Ky është viti i gjashtë që DokuFest përfshin EFA Shorts në programin e vet.

Edicioni i sivjetmë i festivalit do t’i përfshijë të 15 filmat  e shkurtë të realizuar në vitin 2017 që janë nominuar për çmimin EFA.

EFA organizohet në bashkëpunim me pesëmbëdhjetë festivale partnere çdo vit, ku në secilin prej tyre një juri e pavarur ndërkombëtare paraqet filma të shkurtër Evropianë në konkurrencë për çmimin Evropian Short Film EFA Short Matters.