04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

CALL FOR ENTRIES IS NOW OPEN

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

Stories We Tell

Rreth nesh


Stories We Tell” është një platformë për promovimin e marrëdhënieve të komuniteteve ndëretnike në Kosovë,përmes rrëfimeve vizuele të të rinjëve nga komunitetet dhe etnicitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë.

Përmes kësaj platforme, të rinjtë nga Kosova do të pajisen me mjete dhe njohuri të nevojshme në fushën e rrëfimeve vizuale ,përmes së cilave ata mund t’i shprehin mendimet dhe shqetësimet e tyre mbi çeshtjet sociale. Për me tepër, do të hapet një portal interaktiv ku do të vendoset një numër i konsiderueshëm i këtyre rrëfimeve vizuele të të rinjëve.Në këtë mënyrë të rinjtë e Kosovës do të kenë një mundësi për shpërndarjen e një numri të konsiderueshëm të veprave vizuale të natyrës sociale, duke ndikuar kështu në opinionin publik dhe në zhvillimin pozitiv të politikave publike. Si një rezultat i menjëhershëm i këtij projekti, nëpërmjet mediave vizuale, të rinjtë nuk do të jenë më vëzhgues pasiv të padrejtësive sociale, por pjesmarrës aktiv të ndryshimit në shoqëri.

Shfaqja e rrëfimeve vizuale ndërkombëtare në Kosovë dhe anasjelltas, ku do të eksplorohen rrëfimet mbi jetën ndëretnike, bashkëpunimin e komuniteve, të drejtat e njeriut dhe çështjet të tjera sociale, do të sjellin një çasje tjetër të kuptimit të kompleksitetit të jetës në komunitet dhe të marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë. Në këtë mënyrë,ky projekt do t’u ndihmojë rrëfimtarëve vendor vizuel për t’i kuptuar më qartë çështjet sociale aktuale të nivelit global. Një total prej 6 dokumentarëve do të prodhohen përmes Qendrës së Prodhimit të Filmit – Fabrika e të Drejtave të Njeriut, e themeluar në vitin 2010 me mbështetjen e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë.

Gjashtë dokumentarët e prodhuar do të shfaqen për herë të parë në Kosovë, për të vazhduar me festivalet rajonale dhe ndërkombëtare dhe me transmetimet televizive. DokuFest do të shfrytëzojë rrjetin e saj rajonal dhe rrjetet e Festivaleve ndërkombëtare për një shpërndarje ndërkombëtare më të gjerë të filmave.

Një numër tjetër i rrëfimeve një minutëshe do të prodhohen nga viodeografë të rinjë, të cilët do të marrin pjesë në trajnime mbi përdorimin e mediave sociale dhe mënyrës së rrëfimit të një tregimi vizuel.Në këtë mënyrë këta të rinjë do të veprojnë si agjentë të ndryshimit duke i përhapur mesazhet dhe rrëfimet e tyre për mijëra shikues.

Kjo nismë do të forcojë kapacitetet dhe infrastrukturën fizike të Qendrës së Prodhimit të Filmit- DokuFest, në ofrimin e shërbimeve të nevojshme për filmbërësit e rinjë në tërë Kosovën. Në këtë mënyrë, kjo qendër mund të vihet në funksion një vjeçar në mbështetjen e filmbërësve për të prodhuar filmat e tyre nëpërmjet hulumtimit, redaktimit, këshillimit dhe pajisjeve të nevojshme me qera.

Portali interaktive që përmban të gjitha videot e prodhuara nga videografët e rinjë, do të jetë i lidhur me faqen e internetit të DokuFest-it , si dhe me mediat e tjera sociale për të targetuar audience më të gjërë dhe për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi çeshtjet e ndryshme ndëretnike në Kosovë.

 

EU-Flag

HUMAN RIGHTS FACTORY: Ethnic community cooperation through storytelling is an EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo, implemented by DokuFest.