CALL FOR ENTRIES IS NOW OPEN

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

Stories We Tell

Filmat


Në vitin 2014, DokuFest solli këtë iniciativë jo-fiktive popullore dhe shumë të nevojshme. Këtë herë, Fabrika e Filmit për të Drejtat e Njeriut zgjodhi si titullin e saj ‘Stories We Tell’,  një temë që mëton të bashkojë kontekstin multi-etnik të Kosovës me personalen. Me përfshirjen e formës dokumentare me të gjithë lavdinë dhe pengesat e saj, këto eksplorime jo-fiktive do të shërbenin gjithashtu si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj shqetësimeve shoqërore të Kosovës, si të kaluarës ashtu edhe të tashmes. Secilit prej pjesëmarrësve të përzgjedhur nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia iu dha një vit që të krijojnë, xhirojnë dhe pastaj të redaktojnë filmat e tyre në kohë për edicionin e 14-të të DokuFest-it.

Mund t’i shihni trailerat e filmave këtu. Filmat do të jenë së shpejti në dispozicion në platformën VOD!

There Was a Time / Ka një mot

Në strehimoret e viktimave të dhunës në familje në Kosovë jetojnë gra që kanë pësuar dhunë të papërshkrueshme fizike, emocionale dhe seksuale. Historia e një të intervistuari anonym shfaqet kundër pamjeve të kryeqytetit, Prishtinë, duke u dhënë zë atyre që kanë mbetur të heshtur deri tani.

Regjisore: Donjetë Berisha;   Producentë: DokuFest, Iris Elezi, Thomas Logoreci;   Kinematograf: Fioralba Kryemadhi;   Zëri: Donjetë Berisha;   Muzika: Elina Duni;  Redaktimi: Hussamedin Luma

 

Under the Veil #2 / Nën Duvak #2

Ajshe është në të njëjtën moshë me gjyshen time. Historia e Ajshes është gati identike me historinë e shumicës së grave të moshës së saj. Në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, një person ka shumë zgjedhje, por kur bëhet fjalë për martesë, mund të ketë vetëm një.

Regjisore: Entela Hoxha;   Producentë: DokuFest, Iris Elezi, Thomas Logoreci;   Animacioni: Entela Hoxha;   Zëri: Gentian Ballaqeni & Benet Nelku;   Muzika: The grandfathers, brothers;   Redaktimi: Hussamedin Luma, Gerti Pema

 

Immigrant Journal / Rrëfimet e emigrantit

Kur një burrë Kosovar njëzet e tre vjeç tenton të emigrojë ilegalisht në Bashkimin Evropian, një regjisor Shqiptar vendos ta ndjekë atë në udhëtimin e tij. Gjatë rrugës, filmbërësi pasqyron të kaluarën e tij dhe synimet që i takojnë filmit që po bën.

Regjisor: Gazmir Lame;   Producentë: DokuFest, Iris Elezi, Thomas Logoreci;   Kinematografia: Gazmir Lame;   Zëri: Gazmir Lame;   Redaktimi: Hussamedin Luma

 

SMOKE

Një shtëpi u dogj gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, por tymi mbetet ende.

Regjisore: Gorana Jovanović;  Producentë: DokuFest, Iris Elezi, Thomas Logoreci;   Kinematografia: Stefan Djordjević, Filip Orlandić;   Zëri: Vukan Vujović;   Redaktimi: Gorana Jovanović

 

SVADBA

Një përpjekje për të bërë një film të shkurtër rreth një piktori tradicional të fytyrës Kosovare në një fshat etnik Boshnjak.

Regjisore: Gent Shala;   Producentë: DokuFest, Iris Elezi, Thomas Logoreci;   Kinematografia: Hussamedin Luma, Gent Shala;   Zëri: Hussamedin Luma, Gent Shala;   Redaktimi: Hussamedin Luma, Gent Shala

 

Eu funded project