04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

Stories We Tell

Rreth nesh


Stories We Tell” është një platformë për promovimin e marrëdhënieve të komuniteteve ndëretnike në Kosovë përmes rrëfimeve vizuale të të rinjëve nga komunitetet dhe etnicitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë.Përmes kësaj platforme, të rinjtë nga Kosova do të pajisen me mjete dhe njohuri të nevojshme në fushën e rrëfimeve vizuale përmes së cilave ata mund t’i shprehin mendimet dhe shqetësimet e tyre mbi çështjet sociale.

Projekti ka zhvilluar një portal interaktiv të dedikuar për një numër të konsiderueshëm të videove dhe materialeve tjera vizuale. Në këtë mënyrë, të rinjve nga Kosova iu është dhënë mundësia për të shfaqur një numër të materialeve vizuale të natyrës sociale, të ndikojnë në opinionin publik dhe kështu në mëyrë të paevitueshme, të ndikojnë pozitivisht edhe në politikën publike.

Qëllimi i projektit ishte sigurimi i mjeteve në mënyrë që të rinjtë të mos jenë më vëzhgues pasiv të padrejtësisë shoqërore, por agjentë aktivë të ndryshimit, përmes punës mediale vizuale. Ekspozimi i tregimtarëve vizualë ndërkombëtarë në Kosovë dhe anasjelltas, ku tregohen histori për jetesën ndëretnike, bashkëpunimin e komunitetit, të drejtat e njeriut dhe çështjet sociale do të sjellin një kuptim më të mirë të kompleksitetit të jetës komunale dhe ndëretnike në Kosovë, si dhe sjellin kuptueshmëri më të madhe të shumë çështjeve sociale të pranishme globalisht, për tregimtarët vizualë lokal.

DokuFest ka punuar intenzivisht në forcimin e aftësive të të rinjve të përzgjedhur të Kosovës me prejardhje të ndryshme etnike dhe me pozita të ndryshme ekonomike në komunitet për hulumtime, tregime, si dhe për përdorimin e mediave sociale për shprehjen e opinioneve të tyre, duke krijuar kështu njohuritë dhe infrastrukturën e nevojshme për të rinjtë në Kosovë për të përdorur internetin në mënyrë efektive për ndryshime sociale.

Storytelling workshop with Kosovo 2.0

Punëtoria e tregimit me Kosovo 2.0

36 gra dhe burra morën pjesë në punëtoritë rreth tregimit dhe përdorimit të mediave sociale, një bashkëpunim i DokuFest me Kosovo 2.0.

Working with students of different ethnicities on concepts of storytelling.
Puna me studentët e etnive të ndryshme mbi konceptet e tregimit.

Përmes tre nën-fituesve të granteve, “Lumbardhi Foundation“, “Durmish Asllano” dhe “Romawood” shumë nxënës të shkollave të mesme nga Prizreni dhe Plementina (Obiliq / Obilič) kanë prodhuar histori një minutëshe për të drejtat e njeriut, sfidat e tyre të përditshme dhe luftën me to. Platforma ineraktive është një hapësirë virtuale për të gjithë këta të rinjë. DokuFest do të mbështesë më tej kapacitetin teknik të prodhimit të tyre. Duke qenë virale, faqja e internetit është shumë lehtë e arritshme dhe një pasqyrë e tregimeve vizuale ndëretnike që të rinjtë e Kosovës kanë treguar dhe duan të tregojnë.

Storytelling workshop in EU Information Centre in Prishtina

Punëtoria e tregimit në Qendrën Informative të BE-së në Prishtinë

Gjithsej pesë dokumentarë janë prodhuar përmes Qendrës së Prodhimit të Filmit DokuFest – Fabrika e Filmit për të Drejtat e Njeriut, e themeluar në vitin 2010 me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. “Stories We Tell” mblodhi së bashku pesë regjisorë të rinj rajonalë dhe adhurues të filmit që e kanë përvetësuar  formën dokumentare me gjithë lavdinë dhe pengesat, dhe kanë theksuar tregimet e jetës reale nga Kosova dhe Ballkani, secili në mënyrën e tyre unike.

Iniciuar me punëtori intensive nga regjisori Amerikan i filmit dokumentar Richard Pierce dhe redaktorja e famshme Lynzee Klingman, filmbërësit u mentoruan nga shkrimtarët/regjisorët Iris Elezi dhe Thomas Logoreci. Para se të fillonin prodhimin e filmave të tyre, filmbërësit e përzgjedhur morën pjesë në një masterklasë intensive që u mbajt nga gazetari dhe regjisori i mirënjohur David France, ku mësuan për aspektet e ndryshme gjatë punës në dokumentarin e tij “How to Survive a Plague”. Filmbërësit Henry Corra dhe Jeremy Amar ndanë filmat e tyre dhe frymëzimet krijuese, ndërsa regjisori i nominuar për Oscar, Christian Frei dhe emri i nominuar për Emmy, Peter Indergand, folën për krijimin e WAR PHOTOGRAPHER, SPACE TOURISTS dhe SLEEPLESS IN NEW YORK.

Storytelling workshop by Richard Pierce

Punëtoria e tregimit nga Richard Pierce

Të gjitha këto masterklasa shërbyen si frymëzim për filmbërësit e përzgjedhur që të krijojnë, xhirojnë dhe prodhojnë filmat e tyre dhe t’i paraqesin ato tek audienca në edicionin e 14-të të DokuFest-it.

Me Prizrenin si bazë dhe frymëzim, shqetësimet dhe rrugëtimet personale të filmbërësve ftuan publikun të reflektojnë dhe ta pyesin veten për botën që na rrethon. Dokumentarët e regjisorëve të rinj nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia u shfaqën për herë të parë më 12 gusht 2015, përballë një teatri të plotë prej 200 ulëseve dhe 200 të tjerave të vendosura përgjatë anës së urës.

Qoftë ngritja e zërit të një gruaje anonime të strehuar në një strehë, duke menduar për ata që ende mungojnë nga konflikti i vitit 1999 ose nga eksodi i fundit i emigrantëve nga Kosova në vendet e BE-së, secili prej këtyre dokumentarëve ofron një perspektivë të freskët dhe të parë për historitë prapa titujve kryesor. Trailerat e filmave janë në dispozicion këtu! Filmat do të jenë së shpejti në dispozicion në platformën VOD.

Në këtë mënyrë qendra jonë e prodhimit të filmit vazhdon të funksionojë gjatë gjithë vitit me një mision për të mbështetur krijuesit e rinj, nga prodhimi deri në post-produksion, hulumtimi dhe konsultimi deri në marrjen e pajisjeve. Portali interaktiv që përmban të gjitha videot e zhvilluara nga të rinjtë që morën pjesë në trajnime tani është në funksion.

 

Eu funded project