04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

CALL FOR ENTRIES IS NOW OPEN

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

Shkolla dhe Dokumentari

Rreth Nesh


SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR

“Promovimi i vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut përmes filmit”

DokuFest ka nisur projektin Shkolla dhe Filmi Dokumentar në vitin 2008 për t’i mundësuar studentëve qasje në filma dokumentar dhe në manualet metodike që trajtojnë tema aktuale të cilat lidhen me të drejtat e njeriut. Kjo qasje na lejon të eksplorojmë potencialin e materialeve audiovizuale në komunikim efikas me nxënësit e shkollave të mesme.

Fillimisht, në kuadër të projektit u organizuan shfaqje të rregullta të filmave dokumentar me theks të veçantë në temën e të drejtave të njeriut. Këto shfaqje u ndoqën nga mbi 3000 nxënës, dhe çdo shfaqje u pasua nga diskutime dhe debate të gjata për temat që u trajtuan në film.

Pas implementimit të suksesshëm në Prizren, projekti u zgjerua në shkollat e mesme pubike në komunën e Dragashit, Mamushës dhe Suharekës. Ndikimi i programit çoi në prodhimin e një manuali metodik për përdorimin e filmit në klasë. Prodhimi i manualit u mbështet fuqishëm nga drejtoritë komunale të arsimit në komunat ku u prezantua projekti.

Prodhimi i manualit metodik bashkë me ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve na çoi në themelimin e klubeve të filmit në disa shkolla të mesme të Kosovës. Mbulimi gjeografik përfshiu shkolla në vende të banuara nga minoritetet, ashtu që DokuFest përktheu manualet në gjuhën Serbe dhe Turke, duke ia lejuar nxënësve dhe mësimdhënësve të grupeve tjera etnike shfrytëzimin e manualit metodik.

Përveç manualeve dhe qasjes në arkivin e filmave, këto shkolla janë pajisur me pajisjet e nevojshme për shfaqjen e filmave. Klubet e formuara organizojnë dy shfaqje në muaj të cilat pasohen me diskutime të gjata dhe aktivitete të ngjashme të lidhura me temën e filmit. Këto elaborohen më tej në udhëzimet tona individuale për filma, të dizajnuara për t’i shërbyer mësimdhënësve si një burim për organizimin e këtyre diskutimeve dhe aktiviteteve.

Provision of Equipment to High School

Përmes krijimit të klubeve të kinemasë në disa shkolla të mesme në Kosovë, ne kemi vërejtur se marialet audiovizuale iu mundësojnë nxënësve konkretizimin e temave abstrakte të të drejtave të njeriut, zhvillimin e marrëdhënieve ndërpersonale, ndërkulturore e shoqërore, të kuptojnë dhe të respektojnë dallimin në mes të qytetarëve, të tolerojnë dhe të respektojnë të tjerët. Klubet e themeluara në shkolla kanë kontrbuar shumë në thellimin e edukimit për demokraci përmes filmit, të reflektuar qartë në rritjen e qytetarisë aktive dhe pjesëmarrjes në iniciativa për integrim social dhe kulturor.

Cinema Club Suhareka

Aktualisht klubet e filmave janë themeluar në shkollat e mesme të përzgjedhura në këto komuna: Prizren, Suharekë, Dragash, Prishtinë, Reçan, Gjakovë.

Që nga viti 2012, nxënësit e angazhuar morën hapa proaktiv duke kërkuar të marrin pjesë në programet arsimore për zhvillimin e aftësive në prodhimin e filmave dokumentar për të drejtat e njeriut dhe për sfidat tjera që ata përballen këtu në Kosovë. Një nën-program i projektit “Shkolla dhe Filmi Dokumentar” është themeluar me emrin “Future is Here”, program i cili nxit prodhimin e filmave kreativ dokumentar përmes tregimit të storieve, duke i njoftuar nxënësit e shkollave të mesme me konceptin e qytetarisë aktive, të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike.

Film production workshop

Gjatë viteve ne e kemi krijuar një qendër për prodhimin e filmave dokumentar, e cila shërben si një burim për inspirues për filmbërësit dhe aktivistët e rinj, përmes trajnimeve dhe paisjeve që ofrohen. Ky program gjithashtu udhëzoi dhe inkurajoi të rinjtë që të ndërmarrin veprime dhe të jenë agjentë aktivë për ndryshime sociale përmes tregimit dhe filmimit.

Filmat e prodhuara nga nxënësit, pas premierës në DokuFest, fillojnë udhëtimin ndërkombëtar nëpër festivale, fillimisht në festivalet rajonale dhe më vonë në festival tjera ndërkombëtare. Në vitin 2016 dhe 2017, filmat e prodhuara nga gjenerata e katërt e studentëve udhëtuan në më shumë se 15 festivale të mirënjohura të filmit duke përfshirë festivalin “Free Zone” në Beograd, “Pravo Ljudski” në Sarajevë, “Youth Film Festival” në Zurich, “Scout Film Festival” në Vermont SHBA, “American Documentary Film Festival” në Palm Springs SHBA.

Students Attending Festival in Belgrade

Filmat mund të shihen nën linkun e filmit në këtë webfaqe ose direkt në kanalin e Vimeo të DokuFest-it.

Ky program u financua nga NATIONAL ENDOWMENT FOR DEMOCRACY

ned logo HR

© DokuFest