CALL FOR ENTRIES IS NOW OPEN

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

Prezantimi i çasjeve të reja në edukimin civil II

Rreth nesh


Projekti “Prezantimi i çasjeve të reja në edukimin shoqëror II” synon të promovojë çasje inovative për të nxitur vlerat demokratike dhe për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e njeriut në mesin e të rinjve përmes përdorimit të filmit dokumentar si një mjet edukimi në Kosovë.

Nëpërmjet promovimit në nivel universitar, projekti do të sigurojë ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme për të krijuar një kurs të ri mësimdhënie për studentët e ardhshëm.

DokuFest do të ndërtojë ura komunikimi me universitetet për të arritur qëndrueshmërinë e veprimit dhe përfundimisht të integrojë këtë çasje inovative në programin e rregullt të disa prej këtyre universiteteve. Dimensioni rajonal, si vlerë e shtuar këtij projekti, do të forcohet nga trajnimet për ngritje të kapaciteteve dhe rrjetëzimeve që do të krijohen në këto vende dhe që përfshijnë studentë universitar, mësues, profesorë dhe ekspertë nga Kosova, Republika Çeke dhe Serbia.

Ky projekt do të përdor një doracak mbi Filmin Dokumentar në arsimim dhe kurrikulën e zhvilluar nga PIN (People in Need) me ekspertët e Republikës Çeke që punojnë me programin OWIS (One World in Schools).
I hartuar për studentët universitarë të cilët do të bëhen mësues, doracaku ofron një hyrje të shkurtër teorike mbi filmat dokumentarë dhe përfshin një seksion të gjërë praktik që parasheh të nxist debat pas filmit. PIN dhe Free Zone Belgrade do të punojnë me profesorët e Departamentit të Filozofisë të Universitetit të Beogradit për të zhvilluar udhëzime praktike për profesorët dhe mësuesit e tjerë të cilët janë të interesuar në adoptimin e kësaj çasjeje inovative të mësimdhënies.

Duke u mbështetur në ndihmën nga PIN dhe përvojën e Free Zone Belgrade në Serbi, DokuFest do të pilotojë një version të kursit për studentët e Universitetit të Prizrenit. Gjatë dhe pas pilotimit të këtij kursi, studentët pjesëmarrës do të ndihmojnë në rishikimin dhe përshtatjen e doracakut. Ky version i doracakut do të përfshijë një DVD që përmban filma me titra shqip, të cilat gjithashtu do të jenë në dispozicion për t’u shkarkuar në faqen tonë zyrtare. Grupi i synuar janë mësuesit e ardhshëm, profesorët e universitetit dhe mësuesit.

Projekti adreson mësuesit e ardhshëm, të cilët do të ndikojnë në çasjen e adoleshentëve dhe rolin e tyre në shoqëri për vitet në vijim.

Ky projekt bazohet në një pilot tanimë të suksesshëm që është zbatuar në Universitetin e Beogradit me mbështetjen e PIN, programit OWIS dhe Free Zone Belgrade, duke inkorporuar këtë mëtodë të mësimdhënies si lëndë zgjedhore, që u mirëprit shumë mirë nga studentët.

Bazuar në këtë përvojë, DokuFest bashkohon përpjekjet për të ofruar këtë mjet inovativ dhe efektiv të edukimit për studentët në Kosovë së bashku me profesorët e Universitetit të Prizrenit.

Ky projekt financohet nga NATIONAL ENDOWMENT FOR DEMOCRACY