CALL FOR ENTRIES IS NOW OPEN

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

Kinemaja Udhëtuese

Rreth Projektit


Filmi dhe Artet Vizuale për Edukim më të Mirë

Qëllimi

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është që të vetëdijësohen grupet e caktuara për edukim cilësor përmes shfaqjes së filmave:

-Të përforcohen aftësitë e rinisë së riatdhesuar të komunitetit RAE duke marrë njohuri në art, kuluturë dhe edukim përmes përmbajtjeve audiovizuele, për integrim më të mirë në shoqërinë kosovare.
-Sigurimi i mjeteve dhe njohurisë për mësuesit ashtu që të adresohet diversiteti në faza të veçanta për punë me të riatdhesuarit dhe komunitetet e margjinalizuara.
-Promovimi i vlerave demokratike, barazisë dhe të drejtave njerëzore.

Grupi i synuar dhe përfituesit

Grupet e synuara janë të rinjtë prej moshës 5-16 vjeçare që kanë pasion ose dëshirë mësimin. Projekti është dizajnuar të jetë aktivitet jashtë klasës, dhe si rezultat i kësaj, e gjithë rinia që e përcjell këtë është duke e bërë në mënyrë vullnetare. Shumica e nxënësve do të jenë nga komuniteti RAE, që do të zgjedhen nga OJQ-të që punojnë ekskluzivisht me këtë komunitet. Ata do të jenë nxënës të interesuar, me dëshirë që të mësojnë aftësi të reja të mësimit. Projekti gjithashtu ka për qëllim që të organizojë shfaqje për të trajnuar mësimdhënësit dhe t’ua mundësojë atyre mjetet përkatëse për të përdorur paisje audiovizuale, ashtu që të zhvillojnë njohuritë, aftësitë dhe vlerat, në harmoni me kërkesat dhe shoqërinë demokratike.

Aktivitetet

Ekipi i DokuFest-it ka identifikuar një listë të filmave dokumentarë dhe animacioneve sipas moshës së përfituesve deri në 43 shfaqje për nxënësit dhe së paku 5 trajnime për mësimdhënësit.

Filmat që do t’iu shfaqen 5-10 vjeçarëve do jenë kryesisht animacione që përdoren për zhvillim shoqëror të fëmijëve me fokus të veçantë në barazi, si dhe përfshirje sociale dhe edukative të grupeve të margjinalizuara që kombinohen me aktivitete para dhe pas shfaqjeve. Këtu përfshihen diskutimet dhe aktivitet tjera pas shfaqjeve që do t’iu ndihmojnë fëmijëve që të zotërojnë më mirë përmbajtjen e filmave. DokuFest do t’iu mundësojë deri në 3 filma të animuara, përfshirë pakon e saj edukative. Pas shfaqjes do të organizohet diskutimi si ushtrim bashkëpunues dhe do të përdor aftësitë e fëmijëve në grup për të nxjerrë më të mirën nga ata.

Filmat që do t’iu shfaqen grupevmoshave 10-16 vjeçare do të përfshijnë listën e dokumentarëve të ndryshëm që përfshijnë edukimin, gjithëpërfshirjen, barazinë, të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Lista e filmave që do të përdoret për këtë qëllim do të ketë deri në 3 filma, duke përfshirë këtu edhe pakon e saj edukative. Përmes këtij aktiviteti ne do të përdorim fuqinë e mediumit audiovizual si mjet mësues në proces të përvetësimit, kanalizimit, transferimit relevant të informacionit me zë, dijes, pikëpamjeve dhe vlerave që do të çojnë në mësimin e kompleksitetit të të drejtave të njeriut. Përmes shfaqjeve ne do të provokojmë reflektimin dhe diskutimin, duke kërkuar komente dhe pikëpamje të ndryshme, ndërsa përmes vërtetësisë së filmit, studentët me imagjinatën e tyre do të qartësojnë realitetin para se të vendosin atë në memorien e tyre.

“Ky projekt mbështetet nga GIZ “Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor në Kosovë (CDBE)” – komponenti për gjithëpërfshirjen në arsim të të kthyerve dhe pakicave etnike, që është pjesë e përkrahjes së Bashkëpunimit Gjerman në reformën e sektorit të arsimit në Kosovë.”