CALL FOR ENTRIES IS NOW OPEN

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

Hacking Urban Space

Identiteti i Qyteteve


 

Në kuadër të projektit “Hacking Urban Space” për tre javë rresht në Prizren, Prishtinë dhe Pejë u shfaq filmi CITIZEN JANE: BATTLE FOR THE CITY dedikuar studentëve të Universiteteve dhe nxënësve të shkollave të mesme të këtyre tre qyteteve. Qëllimi i shfaqjes së filmit ishte vetëdijësimi i të rinjëve në rolin e qytetarit në mbrojtjen e identitetit të qyteteve.

Cikli i parë u përmbyll me shfaqjen e filmit të shkurtë SK2014 të autorëve Kumjana Novakova, Emilio Guerra dhe Guillermo Carreras. Filmi është një vështrim në projketin megaloman të qeverisë së kaluar në Maqedoni në ndërtim të një identiteti të ri të kryequtetit Maqedonas duke vendosur përmendore të personaliteteve nga periudha të ndryshme historike në hapësirat publike të Shkupit, duke e injoruar plotësisht pjesëmarrjen qytetare gjatë këtyre veprimeve.

Pas shfaqjes së filmit u organizuan tre diskutime publike në Prishtinë, Pejë dhe Prizren ku bashkëbisedues të regjisores Novakova ishin zyrtarët komunal dhe arkitektë që merren me problemet me të cilat ballafaqohen qyetet tona në Kosovë.

Në Prishtinë, partneri i projektit Termokiss kishte ftuar zt. Yll Rugova, Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Prishtinës dhe zt. Rron Beqiri, Arkitekt dhe ligjërues asistent në Universiteti i Prishtinës për të bashkëbiseduar me regjisoren Novakova.

Në Pejë, në kinemanë “Jusuf Gërvalla” pas shfaqjes së filmit bashkëbiseduesi i regjisores Novakova ishte zt. Engelbert Zefaj, Drejtor i Kulturës në komunën e Pejës.

Në Prizren, regjisores Novakova iu bashkangjit edhe bashkë regjisori Carreras për të bashkëbiseduar me arkitekten Krenare Koqi, e cila njëkohësisht përfaqësonte edhe qëndrimet e Komunës së Prizrenit. Diskutimi u përqëndrua në aspektin e mësimeve që mund ti nxjerrim nga rasti i Shkupit, ku një vendim politik i të djathtës ekstreme ka ndryshuar identitetin e një qyteti jo aq të vjetër.

Znj. Koqi nënvizoi që qasja e qeverisjes komunale në Prizren ndaj politikave për rigjenerim urban do të fokusohet në dy elemente që janë specifikë e qendrës urbane të Prizrenit: gjelbërimin dhe ujin. Ajo poashtu theksoi që prioriteti i komunës është regjenerimi urban i cili do të filloj pikërisht nga qendra historike e Prizrenit duke u kujdesur që të ketë gjithëpërfshirje nga secili grup i interesit.

Pas këtij cikli, projekti vazhdon me shfaqjen e rregullt të filmit EKUMENOPOLIS: CITY WITHOUT LIMITS në DokuKino çdo të Hëne, Mërkure dhe Shtunë, për ta përmbyllur ciklin e dytë me diskutimet publike për zhvillimin urban dhe trashëgiminë kulturore me autorët e filmit Imre Azem dhe Gaye Guney me drejtorin e organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) Sali Shoshin.