04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

Filmi dhe Mediat Faktike

Rreth nesh


FILMI DHE MEDIA FAKTIKE KUNDËR EXTREMISMIT

Objektivi kryesor i projektit është përdorimi i filmave faktikë dhe filmave dokumentarë me qëllim të inkurajimit të aktivizmit civil në ngritjen e vetëdijes dhe forcimit të imunitetit të komunitetit ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Projekti gjithashtu do të përdorë filmin dokumentar dhe mediat sociale për të trajnuar së paku 12 të rinj për të prodhuar një seri dokumentarësh me interes shoqëror, të fokusuar në rininë e prekur nga ekstremizmi, përmes mediave sociale.

Gazetarë të trajnuar do të japin trajnim për tregimin, ndërsa DokuFest do të ofrojë trajnim mbi përdorimin e kamerës, regjistrimit të zërit dhe post-prodhimit, për të prodhuar së paku 24 tregime të shkurtra. Të gjitha këto histori do të bashkohen pastaj në një paketë të vetëdijesimit të shpërndarë përmes transmetimit televiziv në nivel kombëtar, si dhe përmes mediave sociale.

Ky projekt financohet përmes Engagement for Equity Program – E4E financuar nga United States Agency for International Development (USAID) dhe implementuar nga Advocacy Training and Resource Center (ATRC).

 

webpage branding