03 – 11 August 2018
Edition XVII

03 – 11 August 2018
Edition XVII

Kosova Kreative

Rreth projektit


Qëllimi i projektit është zhvillimi i Rrjetit Europian dhe Rajonal të Partneritetit Kulturor dhe Ngritja e Kapaciteteve të Sektorit Kulturor dhe Kreativ në Kosovë në përgatitje për pranimin e aplikacioneve në Programin “Creative Europe”.

Ky projekt synon 1) Zhvillimin e modulit për sesionin informues dedikuar OJQ’ve, artistëve individual, filmbërësve dhe përfaësuesve të medias në Kosovë në bashkëpunim me MKRS dhe QKK; 2) Krijimin e dokumentit që identifikon nevojat e industrisë kreative dhe sektorit kulturor në shtylla tematike përmes pyetsorit për vlerësim të nevojave; 3) Identifikimin e palëve të interesuara për bashkëpunim nga Europa dhe Rajoni, të përzgjedhur pas identifikimit të nevojave në Kosovë;  4) Zhvillimin e moduleve për punëtori/trajnim gjatë edicionit të 17-të DokuFest; 5) Zhvillimin e pyetësorit për kërkesa parteriteti që u dërgohet organizatave kulturore Europiane dhe Regjoinale, artistëve individual, filmbërësve si dhe përfaqësuesve të mediave; 6) Krijimin e databazës ndër-sektoriale të organizatave kulturore dhe industrisë kreative dhe bashkëdyzimi i tyre me kërkesat dhe nevojat e sektorit kulturor dhe kreativ në Kosovë; 7) Përpilimin dhe konsolidimin e doracakut ndërsektorial në praktikat e mira dhe “mësimet e nxjerra” të dalura nga punëtoria në Festival.

Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).