02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

DOKUFEST XVII SHPALL FITUESIT

August 11th, 2018

Fituesit e edicionit të 17 të Dokufest u shpallën gjatë ceremonisë përmbyllëse të festivalit, mbajtur në mbrëmjen e sotme në kinemanë e qytetit të Prizrenit, “Lumbardhi”. Ndarja e çmimeve, e ndjekur nga diskutime të jurisë, vuri në fokus plot 100 filma, përfaqësues të 50 shteteve gjatë konkurrimit për 6 kategori të ndryshme, duke përfshirë dhe çmimin e audiencës.

Aktivitetet e festivalit 9-ditor përfshinë të tilla, si: shfaqja e 259 filmave nga mbi 60 shtete, punëtori, diskutime, debate, masterclass-e, ekspozita dhe një seri të performancave live të njohura si DokuNights, të cilat në vetvete mikpritën yje botërorë në skenën “Andrra”, si Mykki Blanco, Soundwalk Collective, Sebastian Mulleart dhe shumë artist të tjerë te njohur.  Sërish për të satin vit rradhazi, Prizreni u shndërrua në një qytet të zhytur thellësisht në magjinë e kinemasë, kulturës dhe shpresës për të ardhmen.

Gjeni listën e fituesve më poshtë:

BALKAN DOX

Juria: Goran Dević, Marina D. Richter, Tara Judah

FILMI FITUES: DISTANT CONSTELLATION nga Shevaun Mizrahi

DEKLARATË: Një film tejet i përkryer, çmimi ynë i madh i shkon një vepre zbulimi që e krahason lindjen e një vendi të ri me zërat e moshuar të një gjenerate. Për vizionin e tij të veçantë, për dizajnin e saktë dhe prekës të tingullit dhe për eksplorimin e tij të thellë të gjendjen njerëzore, ne e shpërblejmë DISTANT CONSTELLATION.

Juria e njejtë zgjodhi për “Çmim Special” në këtë kategori filmin HOME OF RESISTANCE nga Ivan Ramljak.

DEKLARATË: Ne duam të vlerësojmë talentin e një filmi që jo vetëm ripërshkon historinë, por rezonon thellë me të tashmen. Për teknikën e tij të patëmetë ; përmes kuadrove elegante, përdorimit të ngjyrave dhe një dorë të shkathët në kontrollimin e supeve të njerëzve dhe kapjes së ndjenjës së tyre të melankolisë dhe nostalgjisë, vlerësimi special i jurisë shkon për HOME OF RESISTANCE.

BALKAN DOX

Juria e njëjta ndau çmimin BEST BALKAN NEWCOMER për filmin MOMSY nga Josip Lukic! 

DEKLARATË: Për sensin e tij unik të intimitetit dhe çiltërsisë në qasjen ndaj temës, dhe për kapacitetin e tij të pabesueshëm për të bërë portretin e një anëtari të familjes që eksploron ndërthurjen e identitetit personal dhe politik, nga ajo feminist në kombëtar, ne e shpërblejmë filmin MOMSY me çmimin Best Newcomer.

INTERNATIONAL DOX

Juria: Nico Marzano, Anna Zamecka, Ela Bittencourt, Alush Gashi, Sergio Gomes

FILMI FITUES: METEORS nga Gurcan Keltek

DEKLARATË: Për sjelljen e lirikës dhe magjisë në fenomenet atmosferike në një tregim urgjent të konfliktit politik të armatosur në mes të turqve dhe kurdëve, dhe krijimin e thurjeve të pasura dhe tensioneve nëpër gjuhë të ndryshme kinematike, duke rindezur në këtë mënyrë kujtimet e një rajoni larg prej syve të medias kryesore – çmimi i shkon filmit METEORS.

Juria e njejtë zgjodhi për “Çmim Special” në këtë kategori filmin BRAGUINO nga Clement Cogitore.

DEKLARATË: Në një pjesë të largët të Siberisë, dy familje që merren me naftë janë ngujuar në një betejë të dredhur të pushtetit e mosbesimit, kundër sfondit të korrupsionit në Rusinë e Putinit. Me patosin Shekspirian, filmi shpalos thellësitë e natyrës njerëzore me punë të kamerës dhe rrëfim elegant – çmimi i shkon filmit BRAGUINO.

INTERNATIONAL SHORT DOX

FILMI FITUES: ALIENS nga  Luis Lopez Carrasco

DEKLARATË: Një film memoar i ndarë në të cilin në të cilin një ndihmës i bandës së Madridit, Los Zombies, na çon në një shëtitje të egër të gjeneratës së re të Spanjës në vitet 1980, derisa portretet e saj obsesive të alienëve reflektojnë në mënyrë helmuese ndjenjën e të qenit i huaj në jetën tënde – çmimi i shkon filmit ALIENS.

HUMAN RIGHTS DOX

Juria: James Berclaz – Lewis, Andrra (Fatime Kosumi), Mette Hoffmann Meyer

FILMI FITUES: A WOMAN CAPTURED nga Bernadett Tuza-Ritter

DEKLARATË: Juria jonë ka vendosur të shpërblejë me çmimin Human Rights Dox filmin e Bernadett Tuza-Ritter, A Woman Captured. Me kujdes dhe ndjeshmëri të theksuar për temën, ky dokumentar i jashtëzakonshëm shpalos tragjedinë e asaj se si një grua përndryshe e mençur mund ta gjejë veten të zënë kurth dhe të viktimizuar por, me zhvillimin e ngjarjeve, ai po ashtu bartë potencialin fuqizues të kamerës. Në të vërtetë është vetë aftësia e formës së artit për të përcjellë zërin e atyre që janë të padëgjuar dhe imazhet e papara, si dhe vullnetin e kësaj regjisoreje që thjeshtë ta huazojë një vesh të dhimbsur, që përfundimisht e lejon Edithin të ikën nga intimiteti mbytës i kapjes së saj në horizontet çliruese kah të cilat vrapon ajo. Falënderime dhe përgëzime për një dokumentar që ka qëndruar me ne, e që padyshim do vazhdojë të bëjë njëjtë, dhe i cili shpresojmë se do ia dalë t’i sjellë kësaj çështje vëmendjen që meriton.

Juria e njejtë zgjodhi për “Çmim Special” në këtë kategori filmin ON HER SHOULDERS nga Alexiandria Bombach 

DEKLARATË: Një çmim special ia dhurojmë filmit On Her Shoulders të Alexandria Bombach i cili me mjeshtri të madhe dhe emocion të theksuar, bënë kronikën e luftës së bërë nga Nadia Murad për popullin e komunitetit të saj Jazidi. Ai hedh dritë në mënyrë të fuqishme në identitetin e kësaj gruaje edhe si viktimë që reziston por edhe si aktiviste e vullnetshme, dhe po ashtu shpalos peshën e madhe të përgjegjësisë që bart ajo.

GREEN DOX

Juria:  Sali Shoshi, Elena Lazic, Davide Oberto

FILMI FITUES: WILD RELATIVES nga Jumana Manna

DEKLARATË: Nga një përzgjedhje e llojllojshme dhe emocionuese e filmave të cilët që të gjithë, në mënyrën e vet unike, sollën vëmendjen në ndikimin e drejtpërdrejtë të ndryshimeve klimatike në jetën tonë , të tre anëtarët e jurisë zgjodhën filmin Wild Relatives të Jumana Manna si fitues të çmimit të sivjetmë të Green Dox. Edhe pse i vëmendshëm dhe i plotë, studimi i Mannas për situatën e shpërndarjes së farave në pasojat e menjëhershme të konfliktit në Siri është po ashtu tepër i butë dhe delikat, gjuha e tij artistike pjesë dhe parcelë e perspektivës së tij prekëse, bujare dhe të ndritshme për pasojat e progresit teknologjik dhe luftës që shpesh injorohen, dhe për aftësinë e mrekullueshme ripërtëritëse të njerëzve që ajo takon.

INTERNATIONAL SHORTS

Juri: Pamela Pianezza, Ina Pira, Ali Asgari

FILMI FITUES: GARDHI nga Lendita Zeqiraj

DEKLARATË: Filmi për të cilin kemi vendosur në mënyrë unanime ta shpërblejmë si filmi i shkurtër më i mirë nuk është i mrekullueshëm vetëm në aspektin vizual, por është edhe i guximshëm dhe fuqizues, reflektues mbi të qenit grua, fëmijë, dhe në aspektin më të përgjithshëm mbi atë se çka do të thotë të gjesh zërin tënd ndonjëherë në një kontekst mbytës. Secili mik i DokuFest e di: e ardhmja është femër. Çmimi për filmin më të mirë të shkurtër i shkon… Gardhit!

Juria e njejtë zgjodhi për “Çmim Special” në këtë kategori filmin THIRD KIND nga  Yorgos Zois dhe NO MAN IS AN ISLAND nga Ali Parandian.

FILMI: THIRD KIND

DEKLARATË: Për kreativitetin e tij të guximshëm në qasjen ndaj temës së ndezur të imigrimit, do të donim që çmimin special të jurisë t’ia jepnim filmit Third Kind.

FILMI: NO MAN IS AN ISLAND

DEKLARATË: Për reflektimin e vet poetik e megjithatë këmbëngulës dhe të pabesueshëm për identitetin në një shoqëri më pak mendje hapur se që do donte tas shihte veten, duam t’i japim një çmim special filmit No Man is an Island.

NATIONAL

Juria: Ben Vandendaele, Elsa Demo, Petrit Halilaj

FILMI FITUES: NË PRITJE nga Laura Kajtazi – Testa

DEKLARATË: “Në pritje”, për këndvështrimin e thellë e të përgjunjur të dhimbjes njerëzore dhe për rrëfimin abstrakt vizual të së shkuarës që ndikon në të tashmen.

ÇMIMI SPECIAL DHE ÇMIMI I DISTRIBUIMIT

FILMI FITUES: RUTINË nga Bekim Guri

DEKLARATË: “Rutinë” për portretizimin shumë poetik dhe të brishtë të marrëdhënies midis qenies njerëzore, qytetit dhe autorit.