04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

DOKUFEST HAP THIRRJEN PËR APLIKIM

November 1st, 2017

DokuFest ka hapur thirrjen për aplikim për edicionin e 17-të festivalit. Afati i fundit për aplikim është 28 shkurt, 2018.

Thirrja për aplikim është e hapur për dokumentarë, filma të shkurtër, filma animacion dhe eksperimental. Edicioni i ardhshëm i DokuFest do të mbahet nga data 3 deri më 11 gusht 2018 në Prizren, Kosovë.

Autorët mund të aplikojnë përmes platformave online FilmFreeway, Festhome dhe Reelport.

Për të lexuar rregullat e festivalit klikoni këtu.

“Ne jemi në kërkim të veprave të reja të cilat eksplorojnë kufijtë, e sfidojnë publikun, eksperimentojnë me stil dhe teknikë apo frymëzojnë me kreativitet.”