04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

DokuFest dhe Makedox me projektin “Ne jemi vizuel” – arsimi dhe audiovizuelizmi i të drejtave të njeriut”

September 28th, 2016

E Mërkurë, 28 shtator – Pas tri viteve të programit për zhvillim, më 29.09.2016 “MakeDox” dhe “DokuFest” do të fillojnë implementimin e projektit të ri “Ne jemi vizuel” – arsimi dhe audiovizuelizmi i të drejtave të njeriut“, qëllimi i të cilit ëshstë të atribuojnë dhe pasurojë zhvillimin e të drejtave të njeriut dhe qytetarinë aktive duke përdorur materiale vizuale në procesin e edukimit formal dhe jo-formal të drejtave të njeriut për të rinjtë të moshës mes 12 dhe 18 vjet.

“MakeDox” ka përgatitur një paketë edukative në dy gjuhë (maqedone dhe shqipe) që përmban 12 filma dokumentarë dhe një manual për edukatorë për punë me filmat. Temat e përfshira në paketë janë të përshtatura për përmbajtjen edukative për subjektet e edukimit civil dhe etikës, por edhe mund të përdoren për klasat në gjuhën shqipe, angleze, histori, sociologji dhe gjeografi dhe lëndët fakultative në fushën e shkencave sociale.

Kjo paketë edukative mund të përdoret në programet e organizatave civile që kanë target të rinjtë e moshave 12 – 18 vjeçare.

Ky projekt implementohet nga organizata për promovimin e dokumentarëve “MakeDox” nga Shkupi dhe nga organizata “DokuFest” nga Prizreni duke filluar nga qershori i vitit 2016 deri në janar të vitit 2016, duke përfshirë:

–          7 punëtori tre-ditore, ku 120 mësimdhënës nga shkollat fillore dhe 20 përfaqësues nga sektori civil do të implementojnë programin në kurikulat e tyre mësimore apo programet e tyre të rinisë

–          Monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të programit

–          Organizimin e një konference ndërkombëtare për përdorimin e përmbajtjes audiovizuele në arsim

 

Paketa edukative është miratuar për zbatim në të gjitha shkollat shtetërore nga zyra për zhvillimin e arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe zbatimi i tij është mbështetur financiarisht nga Delegacioni i programit të Bashkimit Evropian EIDHR.