Edition 17
3-11 August 2018

Edition 17
3-11 August 2018

Distant Sky: Nick Cave & The Bad Seeds Live në Kopenhagë

Nick Cave & The Bad Seeds Live in Copenhagen

March 1st, 2018

Xhiruar në Royal Arena të Kopenhagës në tetor të vitit 2017, Distant Sky sjell një koncert të jashtëzakonshëm dhe triumfues nga Nick Cave & The Bad Seeds.

Këngët nga albumi i fundit Skeleton Tree së bashku me përzgjedhjen e këngëve esenciale nga repertoari i tyre, nxitën një reagim mahnitës nga audienca, kritikët dhe grupet e ngjajshme, duke ripërtrirë një marrëdhënie të thellë dhe intime kudo që ata performuan.

Turneu i mirënjohur i grupit filloi në Australi në janar të vitit 2017, që i parapriu turneut të vrullshëm nëpër SHBA e përfundoi në Evropë, duke marrë recenzionet më të mira të karrierës së tyre të jashtëzakonshme.

Regjinë e filmit e ka bërë regjisori David Barnard.

Filmi shfaqet në DokuKino më 12 prill 2018. Dyert hapen në ora 19:00.

REZERVO BILETËN KËTU

  Shkarkoje posterin e filmit