04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

Crown & the ZBDs @ DOKUNIGHTS 2017

July 14th, 2017

DokuFest përkushtohet në prezantimin e formacioneve më emocionuese në muzikën e sotme në Kosovë.

Një grup për t’i kushtuar shumë vëmendje këtë vit pasi debuton në skenën tonë të madhe, është një kolektiv i muzikës hip-hop/rapcore i bazuar në Prishtinë, që karakterizohet nga aftësia e 24-vjeçarit Crown për përdorimin e linjave të forta dhe komenteve sociale për të sjellë në jetë këngët e tij. Duke u inspiruar nga veteranët e muzikës hip hop dhe talentin e freskët, projekti më i fundit i Crown mund të përshkruhet më së miri si “rapcore” me hip hop kulturë të lartë, dhe me tekst të fuqishëm që tërheq kujtime nga e ardhmja.

Dokufest ju mirëpret në nejën e Crown & ZBDs , në Andrra më 8 gusht.