03 – 11 August 2018
Edition XVII

03 – 11 August 2018
Edition XVII

!!! CHK CHK CHK VJEN NË DOKUNIGHTS!

July 10th, 2018

Jemi të lumtur t’ju njoftojmë për koncertin e parë në DokuNights – bendin dance-punk nga Brooklyn !!! (Chk Chk Chk)

Për herë të parë në Kosovë, ky bend vjen nëpërmjet një bashkëpunimi me platformën lokale të artit të Prishtinës “No Recess” dhe do të performojë me 8 gusht në skenën tonë ANDRRA.

!!! (Chk Chk Chk) njihen si një live-bend, të cilin duhet ta përjetosh për ta kuptuar.  Përveç se koncertet e tyre janë diçka ku nuk bën të mungosh, edhe albumet i kanë përplot muzikë dhe tekste të krijuara me përkushtim të plotë.

!!! (Chk Chk Chk) nga albumi në album rriten dhe evoluojnë, duke naviguar nëpër ndërrim skenash, duke triumfuar aty ku të tjerët do të ishin rrëzuar nga natyra mbizotëruese e reliefit që pashmangshëm ndryshon.

Albumi i tyre më i ri “Shake the Shudder” u nxorr nga Warp Records dhe është prodhim i stilit me rrënjë në punk. Ky stil nga aspekti lirik dhe sonik është më i ashpër dhe bazohet në moton sipas të cilit bendi jeton.