02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

Bisedë me nxënësit për ndikimin e DokuFestit në turizëm

November 15th, 2018

DokuFest dhe DokuKino sot patën mysafirë maturantët e degës së turizmit nga Qendra e Kompetencës në Prizren.

Nën kujdesin e prof. Gentiana Dërdovski, maturantët vizituan hapësirat tona ku u bisedua rreth zhvillimit të turizmit të Komunës së Prizrenit.

Gjatë bisedës u diskutua për ndikimin që sjellë festivali gjatë nëntë ditëve në aspektin turistik, ekonomik dhe kulturor si ngjarja më e madhe në Kosovë.

DokuFest pos angazhimit që ka me Shkolla të Mesme në Kosovë duke shfaqur filma dokumentarë dhe duke zhvilluar diskutime me nxënës, ofron edhe mundësi për të fituar eksperiencë pune përgjatë festivalit si vullnetarë, apo si staf gjatë muajve të verës.