04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

CALL FOR ENTRIES IS NOW OPEN

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

Akreditimi i Gazetarëve

10497252_755901751148800_2894152778257516048_o

AKREDITIMI PËR MEDIA – DOKUFEST 2016

Për të gjithë gazetarët, mediat dhe përfaqësuesit e festivaleve,

DokuFest ka lancuar një platformë të re për të gjithë ata që janë të interesuar të ndjekin këtë edicion të festivalit, duke e bërë më të lehtë që t’i përcillni të gjitha filmat, panelet, koncertet dhe ngjarjet tjera.

Akreditimi i sivjetëm bëhet përmes platformës “Eventival” – platformë e kushtuar vetëm festivaleve, dhe kërkon nga ju të regjistroheni si përdorues. Prej atëherë e tutje, ju do të mund ta koordinoni mbulimin e festivalit ashtu si doni, dhe ta pershtatni nevojave të juaja. Vegëza e mëposhtme ju dërgon te faqja për vizitorë, ku mund të regjistroheni:https://vp.eventival.eu/dokufest/2016/

Mëposhtë i keni udhëzimet e detajuara për krijimin e llogarisë suaj dhe aplikimit për akreditim:

UDHËZIME

1) Shkoni tek faqja e vizitorit dhe klikoni në “Create New Account”. Këtë duhet ta bëni vetëm një herë –posa të keni krijuar llogarinë tuaj, mund të hyni direkt në sistem.

2) Do të merrni një email në të cilin kërkohet konfirmimi i llogarisë. Hapeni këtë vegëz.

3) Këtu mund të plotësoni të dhënat tuaja personale, duke përfshirë edhe të dhënat profesionale.

4) Pastaj do të hapet faqja kryesore apo “Home page”. Këtu do të gjeni një kuti të emërtuar “Accreditation”. Ju lutem klikoni në butonin “Request Accreditation”.

5) Kliko në butonin e gjelbër “Press”, ku do të kërkohet që ta shkruani mediumin të cilin do e përfaqësoni në DokuFest 2016. Ky medium do të jetë prezent ne bexhin tuaj.

6) Në email do të ju konfirmohet kërkesa për akreditim. Pasi kërkesa juaj është konfirmuar, bexhi i juaj do të ruhet në sistem dhe do të jetë në dispozicion të juajin kur të mbërrini në Prizren për edicionin e sivjetëm të DokuFest.

Nëse lind ndonjë konfuzion, ju lutem mos ngurroni qe të na dërgoni pyetje në media@dokufest.com.