CALL FOR ENTRIES IS NOW OPEN

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

THE CONFESSION

Regjisor/Producent: Ashish Ghadiali dhe James Rogan
Mbretëri e Bashkuar – Viti i prodhimit: 2016
Kohëzgjatja: 45 Min
Licenca: World Stories, The Why Foundation

Autore e doracakut:
Merita Shala

Kërko filmin për shfaqje në shkollë.

“Ky është vendi im, pse ka rëndësi të ma kujtoni këtë”

Filmi dokumentar “The Confession” është një histori e bazuar në jetën e Mozzam Begg i cili përmes një interviste sjellë fakte rreth jetës së tij, ku është rritur duke përjetuar kriza identiteti dhe etiketimi duke i thënë “Paki go home”. Moazzam Begg ka lindur në Birmingham, djalë i një menaxheri bankash që emigroi në Britani nga Pakistani. Ai ishte arsimuar në një shkollë hebraike dhe pyetja e tij për identitetin e tij dhe vendimin për të përqafuar Islamin përputhej me trazirat e mëdha në botë, nga pastrimi etnik në Bosnje deri në sulmet e 11 shtatorit.

Gjatë intervistës së tij në dokumentar, Begg shpjegon përfshirjen në konflikte të armatosura, duke filluar nga vizita e tij në Bosnje dhe Hercegovinë, Çeceni, Afganistan për të përfunduar në Siri. Meqenëse Begg është i përfshirë në organizata botërore nga Mujaheeden në Bosnje deri në grupin e Talibanëve në Afganistan, ai shihet si person islamik radikal i dhunshëm dhe i rrezikshëm në sytë e Britanisë së Madhe. Mirëpo Begg pohon se bashkimi me organizata ka qenë për kurreshtje, për të eksploruar, studiuar përreth këtyre vendeve. Ai pohon se nuk i’u bashkua grupit të Talibanëve, thjeshtë dëshironte të rrinte, jetonte me ta, meçenëse kishte dëgjuar se Talibanët nuk lejonin shkollimin/edukimin e vajzave/grave, gjë që sipas përvojës së tij nuk ishte e vërtetë, sepse ata lejonin shkollimin e tyre. Gjithashtu ai kundërshtonte dhe nuk pajtohej me al-Kaeda e njohur si organizatë terroriste dhe ishte zë i fuqishëm kundër ISIS.

Begg është arrestuar në vitin 2001 nën akuza për vepra terroriste, akuza që janë hedhur poshtë nga gjykata, ku është vërtetuar pafajësia e tij, dhe asnjëherë nuk është dëshmuar e kundërta, nuk kishte prova që kishte kryer ndonjë krim, aludohej në alibi. Megjithatë ai thotë “Unë nuk jam antishtet, shteti është anti mua” duke i rikujtuar torturat psikologjike, fizike, kërcënimet dhe shantazhimin, panikun e përjetuar, rikthimin në familje, komunitet, pas qëndrimit në burg përreth tri vitesh. “Pse më kanë targetuar mua” hamendëson se si qytetar anglez a është mbrojur apo përndjekur dhe torturuar pafajësisht, a ka ndikuar background-i familjar, etniciteti, besimi, prejardhja që të jetë pjesë e një përjetimi aq mizor përgjatë përndjekjes dhe qëndrimit të tij në burg.

Begg pyet: “Kush fshihet prapa gjithë kësaj?” “Pse është dashur të torturohem, abuzohem, kidnapuar, dhunuar?”.

Pse bëhet filmi aq intrigues rreth historisë së Begg? A ka të bëjë e gjithë kjo me ideologji? Sipas tij 98% e akteve terroriste në përendim janë kryer nga jo muslimanët? Begg argumenton bindshëm se besimet e tij janë krijuar nga atakimi i myslimanëve dhe propaganda që krijohet për ta, hipokrizia që bëhet në emër të Islamit më çrast mendohet se duhet diskutuar në terma islamikë. Ai mendon se njerëzit duhet të mbrohen dhe ta mbrojnë vetën, të ndihmohen të shtypurit si dhe xhihadi sipas tij është forma më bujare dhe më e pastër si mjet për tu ngritur mbi konfliktin. “Ne jemi mësuar që civilët nuk targetohen (gratë, fëmijët, pleqt)” duke thënë lufto, ama mos targeto civilët, ku durimi sipas tij është më i mirë në emër të religjionit.

Filmi dokumentar “Confession” ka aq shumë dimensione sociale për të cilat mund të trajtohen tema të veçanta si psh. ndikimi i faktorëve socio-kulturor, ekonomik, politik, ndërtimi i personalitetit, kriza e identitetit, radikalizmi dhe ekstremizmi si kërcënim lokal, rajonal, kombëtar dhe global, kriza sociale/emocionale, ndikimi i masmediave etj.

Si përmbledhje, ky film dokumentar është mbresëlënës që bart mesazhe dhe që ka ndikim në vetëdijësimin e shoqërisë në procesin e luftimit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Në fund Begg përfundon “E dua historinë time”.

Objektivat

Bazuar në Kurrikulën e re të Kosovës objektivat që synohen të arrihen përmes këtij filmi dokumentar janë:
– Promovimi i vlerave demokratike, kulturore dhe qytetare
– Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës
– Zhvillimi i identitetit personal dhe njohja dhe respektimi i identiteteve dhe përkatësive të ndryshme sociale, etnike, gjinore, fetare, sekulare, racore, kulturore etj.

Pikat e diskutimit pas shfaqjes së filmit:

Pasi të shikohet filmi dokumentar pjesët për të cilat do të përqendrohemi më shumë dhe do ta zhvillojmë në formë diskutimi janë:

1. Identiteti dhe kriza e tij. Kush jam unë? Ku jam duke shkuar? Humbja e identitetit. Zgjedhja e krizes së personalitetit?
2. Si identifikohemi: në bazë të gjinisë, nacionalitetit, përkatësisë etnike, religjionit, background-it familjar, kulturës etj.
3. Izolimi nga moshatarët, familja, shoqëria
4. Radikalizimi- rrymë dhe qëndrim politik, synimi i fjalës “Radikalizëm”
5. Koncepti i terrorizmit dhe metodat e tij
6. Çka konsiderohet “Ekstremist” apo “Radikal”
7. Përdorimi i termit “Radikal”- etiketimi, manipulimi dhe përjashtimi
8. Motivet e bindjeve radikale
9. Faktorët që ndikojnë në rritjen e rrezikut dhe kërcënimi nga radikalizimi
10. Pasojat e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe parandalimi
11. Toleranca fetare dhe format ekstreme të Islamit
12. Torturat fizike/ psiqike
13. Ndikimi i medias dhe “Propagandës” në botë
14. Pikat e forta, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet e radikalizimit në kontekstin social dhe kulturor në Kosovë.

Aktivitete në lidhje me filmin

1. (Evokim) Kllaster
Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit që në fletët e tyre të vendosin nocionet psh, identitet, radikalizëm, ekstremizëm etj. Pastaj kërkon nga nxënësit që të japin mendimet dhe idetë e tyre që janë të lidhura me temën si dhe bëjnë degëzimin e tyre. Nxënësit mendojnë individualisht për temën dhe mund të punojnë në çifte apo grupe. Ata pastaj japin idetë dhe njohuritë e tyre për temën, si dhe bëjnë shkëmbimin e ideve të tyre në grup.

2. (Realizim) Ndërtimi i njohurive të reja. Mbajtja e strukturuar e shënimeve (krahaso-dallo), harta e konceptit:
Klasa ndahet në grupe, mësimdhënësi drejton nxënësit të analizojnë pjesë të caktuara të filmit (paragrafë/fjali) me qëllim dallimin e situatave varësisht nga konteksti social dhe kulturor në Kosovë.

Nxënësit prezantojnë rezultatet e tyre, pastaj krijojnë së bashku në tabelë hartën e konceptit, me funksionet që ato luajnë në jetën e përditshme.

3. (Reflektim) Rrjeti i diskutimit
Së bashku konkludojnë rolin, rëndësinë e personalitetit dhe ndikimin që ka në shoqëri, rolin e familjes, shkollës dhe masmediave në nxitjen/ parandalimin e radikalizmit/ekstremizmit të dhunshëm, riintegrimin në familje, shoqëri, toleranca fetare, konteksti i Kosovës në përhapjen dhe luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm etj. Vlerësimi: Vlerësimi i nxënësit mbështet në rezultatet e të nxënit në kompetencat e fushës sipas temës mësimore. Vlerësimi është i vazhdueshëm dhe formues.

Tema kryesore:

Filmi dokumentar si një instrument për përmirësimin e procesit të mësimdhënies, si dhe zhvillimin e të menduarit kritik tek nxënësit trajton tema të ndryshme që evokojnë fenomene të ndryshme sociale.

Tema dytesore:

Sociologji Klasa XI
1. Shoqëria njerëzore (Njësia mësimore: Ndërtimi i personalitetit; Arsimi kusht i domosdoshëm për ndërtimin e personalitetit)
2. Religjioni (Njësia mësimore: Tipologjia e religjioneve; Tipat e organizatave fetare; Sektet; Feja Islame; teoria mbi moralin dhe etika normative në Islam; Ideologjia)
3. Mbi identitetet (Njësia mësimore: Etniciteti; Raportet midis grupeve etnike)
Sociologji Klasa XII
1.Religjioni (Njësia mësimore: Funksionet shoqërore të religjionit; Funksioni ideologjik i religjionit; Sekularizmi)
2. Sociologjia e komunikimeve masive (Njësia mësimore: Mediat; Propaganda)

Psikologji Klasa XI
1. Sociokultura (Njësia mësimore: Personaliteti dhe vlerësimi;)
2. Kujtesa (Njësia mësimore: Ruajtja e informacionit në kujtesë; Rikuperimi dhe nxjerrja e informacionit nga kujtesa)
3. Personaliteti dhe vlerësimi i tij (Njësia mësimore: Cfarë nënkuptohet me personalitet dhe konstrukte personaliteti; Mjete vlerësuese të përdorura tek personaliteti)
4. Dimensionet sociale dhe kulturore të sjelljes (Njësia mësimore: Qëndrimet dhe gjykimi social; Ndikimi social) (Klasa XI)
Psikologji Klasa XII
Sociokultura (Njësia mësimore: Personaliteti; Shëndeti mendor dhe ai fizik; Vlerat dhe feja)

Gjuhë angleze
Në lëndën e gjuhës angleze filmi dokumentar mund të integrohet lehtësisht në aktivitetet përmes të dëgjuarit dhe shprehurit, identifikimit të termave dhe diskutimit rreth tyre.

Fushat e Kurrikulës:

Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Gjuhët dhe komunikimi

Përshtatshëm për:

Shkallën kurrikulare 5 dhe 6, klasat XI -XII. Kompetencat: Kompetenca e të mësuarit, Kompetenca qytetare, Kompetenca personale, Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit.