CALL FOR ENTRIES IS NOW OPEN

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

SOLDIERS WHO RAPE

Regjisor/Producent: Ilse van Velzen dhe Femke van Velzen
SHBA/Libi – Viti i prodhimit: 2009
Kohëzgjatja: 45 Min Licenca: World Stories, The Why Foundation

Për një kohë të gjatë dhuna seksuale në konflikt është përdorur si një armë e heshtur dhe e efektshme në konfliktet anembanë botës. Historikisht përdhunimi është përdorur si një strategji për spastrim etnik dhe gjenocid, si një mjet për të shkatërruar familjet dhe komunitetet, si një metodë e nxitjes së terrorit dhe nxjerrjes së informacionit. Për një kohë të gjatë dhuna seksuale ishte pothuajse e padukshme. Të mbijetuarit vuanin në heshtje, të turpëruar për diçka që nuk ishte faji i tyre, të turpëruar nga familjet e tyre, të stigmatizuar, të lënë për t`u përballur me veten dhe gjithmonë pa mirëkuptim dhe ndihmë.

Në Republikën Demokratike të Kongos, përdhunimi në masë i grave nga ushtarët, është një armë e pranueshme e luftës. Në filmin dokumentar një numër ushtarësh tregojnë historitë e tyre në një përpjekje për të njohur mizoritë që ata kanë kryer.

Autorët e doracakut:
Arbnesha Kusari dhe Jeta Rexha
Gjimnazi “Hajdar Dushi” – Gjakovë

Objektivat

Bazuar në Kurrikulën e re të Kosovës objektivat që synohen të arrihen përmes këtij filmi dokumentar janë:
• promovimi i vlerave të përgjithshme kulturore dhe qytetare
• aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës

Pikat e diskutimit pas shfaqjes së filmit:

Pasi të shikohet filmi dokumentar pjesët për të cilat do të përqendrohemi më shumë dhe do ta zhvillojmë në formë diskutimi janë:

1. Arsyet e përdorimit të dhunës seksuale gjatë konflikteve,

2. Turpi dhe stigmatizimi i viktimave të dhunës seksuale,

3. Pasojat fizike dhe psikologjike të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës,

4. Morali dhe të pranuarit nga familja,

5. Përkrahja dhe mbështetja e viktimave që janë dhunuar seksualisht në konflikte,

6. Reflektim në luftën e Kosovës, trajtimi i viktimave që janë dhunuar gjatë luftës, mbështetja dhe përkrahja nga institucionet përaktëse.

Aktivitete në lidhje me filmin

  1. (Evokim) Brainstorming – Diskutim pas shfaqjes së filmit dhe përshtypjet rreth temës së trajtuar.
  2. (Realizim) DRTA – Fokusi në pikat kyqe të diskutimit, si:
  • Dhuna seksuale si mjet lufte – qëllimi që fshihet mbrapa këtij mjeti
  • Ndjenja e turpit
  • Pasojat fizike dhe psikologjike të viktimave
  • Morali dhe familja
  • Përkrahja dhe mbështetja e viktimave

3. (Reflektim) Shqyrtimi i përbashkët – Diskutim për rastet në Kosovë dhe nxitje e debatit lidhur me rolin e institucioneve për çështjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

4. (Për orën e gjuhës angleze)  – Filmi shfaqet me titra në gjuhën angleze dhe nga nxënësit kërkohet që diskutimi të bëhet në gjuhën angleze si dhe për detyrë shtëpie të shkruhet ese lidhur me temën që trajtohet në film. Eseja mund të jetë pjesë e vlerësimit.

Tema kryesore:

Filmi dokumentar si një instrument për përmirësimin e procesit të mësimdhënies, si dhe zhvillimin e të menduarit kritik tek nxënësit trajton tema të ndryshme që evokojnë fenomene të ndryshme sociale.

Tema dytesore:

Psikologji - 1. Seksualiteti dhe gjinia (Njësia mësimore: Ngacmimet seksuale-dhuna seksuale) (KL: XII)
Sociologji - 1. Kultura dhe format e vetëdijes shoqërore (Njësia mësimore: Morali dhe vetëdija morale) 2. Normat shoqërore (Llojet e normave shoqërore, tradita dhe zakonet) 3. Familja (Njësia mësimore: Familja, koncepti themelor i familjes, familja dhe ndryshimet shoqërore, shkenca e jetës) 4. Gjinia, seksualiteti, roli gjinor (Njësia mësimore: Gjinia dhe seksualiteti; Represioni shoqëror ndaj këtyre dukurive shoqërore) (KL: XI)

Filozofi - 1. Nocioni i njeriut (Njësia mësimore: Ndërgjegja, njohja dhe përvoja. Aspekti psikologjik i ndërgjegjës. Nocioni i të pandërgjegjshmes në teorinë e Frojdit); 2. Njohja dhe kufijtë e saj (Njësia mësimore: Dyshimi si pikënisje e njohjës. Njohja mbi botën dhe njohja mbi vetveten. Arsyeja dhe vullneti); 3. Aftësia e të gjykuarit (Të mendosh do të thotë të gjykosh); 4. Morali dhe vullneti i lirë (KL:XI)

Edukatë qytetare: 1. Idealet dhe praktikat qytetare (Njësia mësimore: Vlerat e shoqërisë bashkëkohore. Liria. Barazia. Drejtësia. Zgjidhja e konflikteve. Solidariteti) (KL:XI)
Gjuhë angleze: Në lëndën e gjuhës angleze planifikohet si aktivitet për të praktikuar të folurit ushtrimin e të kuptuarit përmes dëgjimit (Vizualizimit).

Fushat e Kurrikulës:

Shoqëria dhe mjedisi, Gjuhët dhe Komunikimi, Jeta dhe Puna.

Përshtatshëm për:

Shkallën kurrikulare 5 dhe 6, klasat XI -XII.
Kompetencat: Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit, Kompetenca e të mësuarit, Kompetenca qytetare.