02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

POINT AND SHOOT

Regjisor/Producent: Marshall Curry
SHBA/Libi – Viti i prodhimit: 2014
Kohëzgjatja: 45 Min Licenca: World Stories, The Why Foundation

Me përdorimin e gjerë të telefonave të mençur dhe mënyrat e lehtësuara të shpërndarjes së videove në internet, mediat digjitale kanë ndryshuar mënyrën se si i shohim dhe dëgjojmë për ngjarjet aktuale. Kur pothuajse të gjithë në një protestë ose në zonë lufte kanë një kamerë, vija e hollë mes gazetarisë dhe formave të tjera të lajmeve shpesh janë të paqarta.
Përmes klipeve nga ky film nxënësit do të kenë mundësi me hulumtu ndikimin e këtyre paqartësive në perceptimin e përgjithshëm dhe të kuptojnë se çfarë e bën gazetarinë e sinqertë të veçantë.
Filmi përcjell rrugëtimin e mahnitshëm të Matt VanDyke, një 26 vjeçar me çrregullim obsesiv-kompulsiv që u largua nga shtëpia e tij në vitin 2006 për ta sfiduar veten me “testin e burrërisë”. Ai e bleu një motoçikletë dhe një kamerë dhe filloj rrugëtimin disa vjeçar nga Afrika e Veriut në drejtim të Lindjes së Mesme. Kur revolucioni shpërtheu në Libi, ai iu bashkua rebelëve që luftonin kundër Muamar Gadafit, por u kap, duke dërguar aventurën e tij në një drejtim të ri të frikshëm.
Filmi pasqyron se si sot përdoren kamerat jo vetëm për të regjistruar tregime, por edhe për ti krijuar ato.

Autorët e doracakut:
Ardian Sallauka
Kujtesa Salihu – Keka
Selvete Poniku
Gyltene Isufi
Fatlume Hyseni
Beqir Mustafa

Traileri:

Objektivat

Promovimi i vlerave të përgjithshme kulturore dhe qytetare, Evitimi i paragjykimeve, Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës.

Pikat e diskutimit pas shfaqjes së filmit:

Verzioni 45 minutësh i filmit mund të shfaqet si aktivitet jashtëkurrikular me nxënës të klasave të ndryshme, ku këto diskutime mund të përsëriten ose mund të ftohen nxënësit të reflektojnë për postimet e tyre në rrjete sociale. Në një pjesë të filmit Matt flet për mënyrën se si rebelët në Libi donin të filmoheshin / fotografoheshin në një mënyrë të caktuar për Facebook, kështu që ata mund të krenohen me këto pamje.

A vlen kjo edhe për ne të cilët nuk jemi në beteja por jemi duke krijuar lajme për jetën tonë personale. Si ka ndikuar përdorimi i kamerave, telefonëve mobil dhe prania e rrjeteve sociale në mënyrën se si ne e “portretizojmë” jetën private? A krijojmë imazhe të idealizuara të vetëvetes për t’i paraqitur botës? A do të ndikojë fakti se dokumentimi ndikon si veprojmë apo prezantohemi në kamera?

Aktivitete në lidhje me filmin

Aktiviteti 1: (EVOKIM)
Pyetni nxënësit se cka kuptojnë me termin “Diversitet”.
Pyetni se sa e njohin kulturën në Lindjen e Mesme. (10 Min)

Aktiviteti 2:(REALIZIM)
Lëshoni pjesën e filmit për pjesën përkatëse.
Ndani nxënësit në Grupe dhe kërkoni nga ata që të diskutojnë dhe argumentojnë dallimin e kulturave. Kërkoni shembuj konkret nga inserti i shikuar. (20 Min)

Aktiviteti 3:(REFLEKTIM)
Përgatitni paraprakisht një kuiz për lëndën përkatëse. Testoni njohuritë e përfituara nga këto aktivitete. (15 Min)

Tema kryesore:

Identiteti personal, Revolucioni ideologjik

Tema dytesore:

Çrregullimet psikologjike, Agresiviteti, Konfliktet, Të mësuarit në bazë të imitimit, Mediat, Pasurimi i fjalorit, Lindja e Mesme, Diversiteti Kulturor.

Fushat e Kurrikulës:

Shoqëria dhe mjedisi, Gjuhët dhe Komunikimi, Jeta dhe Puna.

Përshtatshëm për:

I përshtatshëm për: Shkallën kurrikulare 5 dhe 6, klasat X- XI -XII.
Kompetencat: Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit, Kompetenca e të mësuarit, Kompetenca qytetare.