CALL FOR ENTRIES IS NOW OPEN

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

PLEASE VOTE FOR ME

Regjisor/Producent: Weijun Chen
Kinë – Viti i Prodhimit: 2007
Kohëzgjatja: 45 Min. Licenca: World Stories,
The Why Foundation

Producenti kinez Weijun Chen me filmin e tij sharmant na dërgon në botën e nxënësve të Kinës, që mësojnë për demokracinë për herë të parë dhe tentojnë të votojnë kryesuesin e klasës. Zgjedhjet janë jo të zakonshme në Kinë, kështu që kur fëmijëve në shkollën në Wuhan, Kinë Qendrore, u mundësohet të zgjedhin kryesuesin e klasës, ata nuk e kanë krejtësisht të qartë si ta bëjnë këtë. Mirëpo, atyre nuk u duhet shumë për të hyrë në këtë ritëm, dhe ata shpejt mësojnë të gjitha mënyrat e pahijshme në këtë proces. Të nxitur nga prindërit e tyre, kandidatët lansojnë kampanjat elaborative të tyre të ryshfetit dhe të imponimit. Pas inateve dhe lotëve, përfundimisht vjen koha për të votuar dhe, cili do të fitojë – vajza e ëmbël që përpiqet të fitojë duke luajtur në flautën e saj, kryeneçi që i rrah shokët e klasës, apo djaloshi që i ka sheqerkat më të mira.

Autorët e doracakut:
Bedri Dula
Arbnesha Kusari
Jehona Luma
Gentian Berisha
Feride Thaqi
Emil Ajazaj

Traileri:

 

Objektivat

Të zhvilluarit e mendimit kritik

Të zhvillojmë personalitetin e nxënësit

Zhvillimi i komunikimit

Aftësim për mësim gjatë gjithë jetës

Pikat e diskutimit pas shfaqjes së filmit:

  1. A mendoni që ekzistojnë këto sfida zgjedhore edhe tek ne?
  2. Ardhja në pushtet duke e përdorur jo etikën?
  3. Cila ishte arsyeja e fitores së kandidatit?

Aktivitete në lidhje me filmin

Shfaqen sekuencat e filmit (Prezantimi i kandidatëve konkurent). Tre (3) min. diskutim rreth asaj se cili kandidat ju merr mendja se do te fitojë?

Pastaj shfaqet sekuenca e dytë e filmit sipas objektivave që synohen nga mësimdhënësit e lëndëve të ndryshme. (5-10 min)

Psikologji: zhvillimi njerëzor, personaliteti, bullizmi;

Sociologji: Sistemet politike, demokracia, morali, familja, zgjedhjet dhe kultura;

Gjuhë angleze: Komunikimi në gjuhën angleze, shkrimi i fjalimit, theksi kinez në gjuhën angleze.

Tema kryesore:

Të zhvilluarit e mendimit kritik
Zhvillimi i personalitetit të nxënësit
Zhvillimi i komunikimit

Tema dytesore:

Aftësim për mësim gjatë gjithë jetës

Fushat e Kurrikulës:

Psikologji, Sociologji, Gjuhë angleze

Përshtatshëm për:

Kompetencat: Komunikues efektiv, Mendimtar Kritik, Qytetar i përgjegjshëm, Individ i shëndoshë