02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

DETROPIA

Regjisor/Producent: Heidi Ewing, Rachel Grady
Vendi: SHBA – Viti i prodhimit: 2012

Kohëzgjatja: 91 min.; Licenca: World Stories,
The Why Foundation

Një dokumentar për qytetin e Detrotit, Michigan. Filmi fokusohet në rënien e ekonomisë të qytetit të Detroitit për shkak të ndërrimeve afatgjate në industrinë e automobilave dhe efektet që i sjell kjo rënie te banorët dhe infrastruktura e qytetit. Filmi ka fituar U. S. Documentary Editing Award dhe ka qenë i nominuar për Grand Jury Prize 2012 në Sundance Film Festival. Bordi i Motion Pictures e ka emëruar atë në pesë dokumentarët më të mirë të vitit 2012. Ka qenë në listë të ngushtë të Academy Awards për dokumentarin më të mirë, gjatë edicionit të 85-të të Academy Awards.

Autorët e doracakut:

Merita Shala
Jeta Rexha
Gentiana Dërdovski
Esat Dërguti

 

Traileri:

Objektivat

Promovimi dhe kultivimi i vlerave kulturore dhe qytetare, Përgjegjësia ndaj mjedisit, Përdorimi i teknologjisë, Aftësimi për punë dhe jetë

Pikat e diskutimit pas shfaqjes së filmit:

  1. Pjesa e diskutimit të gruas 82 vjece në sallë të asamblesë.
  2. Panairi – marrja model e bizneseve tjera me qëllim të promovimit të produkteve të tyre.
  3. Këndvështrimi i karakterit të filmit – shndërrimi i ndërtesave të braktisura në objekte kulturore (sallë e operas)

Aktivitete në lidhje me filmin

  1. Brainstorming – nxënësit të nxiten të mendojnë lidhur me zhvillimin e industrive dhe tekniko – tekonologjik të qytetit ku jetojnë.
  2. Shfaqja e filmit në sekuenca dhe shkëputja e pjesëve më të rëndësishme duke përdorur analizën dhe krahasimin në kontekstin ku jetojmë.
  3. Reflektim për shfrytëzimin e hapësirave të braktisura për turizëm, zhvillim ekonomik, art, mirëqenie, etj.

Tema kryesore:

Urbanizimi, industrializimi, ekonomia dhe shoqëria.

Tema dytesore:

Panairet, trashëgimia e vlerave kulturore, shtresëzimi shoqëror, pasurimi i fjalorit, komunikimi, përshkrimi i qytetit dhe tregimet e emigrantëve, migrimi, globalizimi, kujtesa, depresioni kolektiv, arti industrial, qytetaria aktive, tregtia e lirë.

Fushat e Kurrikulës:

Shoqëria dhe mjedisi, Gjuhët dhe Komunikimi, Edukata Qytetare, Jeta dhe Puna.

Përshtatshëm për:

I përshtatshëm për: shkallën kurrikulare 5 dhe 6, klasa XI - XII dhe X.
Kompetencat: Kompetenca e të shprehurit dhe komunikimit, të mësimit, të menduarit, personale, qytetare, për punë, jetë dhe mjedis.