04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

 

04-12 AUGUST / PRIZREN, KOSOVO

Call For Application

June 29th, 2017

FILM & FACTUAL MEDIA WORKSHOP

Ftohen të gjithë nxënësit e Shkollave të Mesme nga Gjilani, Vitia, Kaçaniku dhe Hani i Elezit që të aplikojnë për kampin veror ku do të aftësohen në prodhimin e filmave dokumentar.

Kampi 3 ditor organizohet në kuadër të edicionit të 16-të të DokuFest që mbahet nga 4-12 gusht 2017 në Prizren. Të gjitha shpenzimet për pjesëmarrësit e përzgjedhur mbulohen nga ana e DokuFest.

Programi i kampit ka për qëllim nxitjen e kreativitetit tek të rinjët përmes punëtorive intenzive, master klasave dhe ushtrimeve praktike. Aplikantët duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme dhe të kenë aftësi komunikimi në gjuhën Angleze.

Për të aplikuar për këtë punëtori plotësoni formularin e mëposhtëm

Ky aktivitet implementohet nga Dokufest dhe mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

webpage branding1