02 – 10 August 2019
Edition XVIII

02 – 10 August 2019
Edition XVIII

E VËRTETA/ RRENAT SHTRIHEN KËTU

June 24th, 2019

Prizren, Qershor 24 –

Në një vit dhe në një botë të dominuar nga histeria e lajmeve të rreme, DokuFest i bashkohet diskutimit mbi atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme dhe mënyrën se si kjo na ndikon të gjithëve, duke zgjedhur të VËRTETËN si temë të edicionit të sivjetmë të festivalit.

Në atë që premton të jetë një program i filmave radikalë, me një numër folësish që do të diskutojnë nocionin e së VËRTETËS, si në kinema ashtu edhe në botë dhe përmes një programi të ekspozitave të hapura, ligjëratave nga artistë të ndryshëm, punëtori bashkëpunuese si dhe performanca muzikore të larmishme, ne ju ftojmë t’i bashkoheni këtij udhëtimi shumëngjyrësh mes realitetit dhe fantazisë, gënjeshtrave subjektive dhe të vërtetave objektive – politikës në një botë të globalizuar dhe peisazhit dixhital të së post-vërtetës.

Programi garues do të shpallet me 05 Korrik në uebsajtin e festivalit. DokuFest mbahet nga data 02 – 10 Gusht në Prizren, Kosovë.