30.05.2014

    STORIES WE TELL: Punëtoria për tregime vizuele

    stories1_1

Pjesa e parë e punëtorisë “Stories we tell” u përmbyll të Enjtën në Prizren, pas puntorisë në Prishtinë. “Stories We Tell” është komponentë e projektit Fabrika e Filmave për të Drejtat e Njeriu, e financuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e implementuar nga DokuFest.

Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Kosovo 2.0 dhe u udhëhoq nga Besa Luci dhe Cristina Mari. Gjatë dy ditëve, pjesëmarrësit mësuan për rrëfimet vizuele – njëkohësisht duke e zhvilluar planin e punës për prodhimin e video storieve 1-minutëshe të cilat do të mbulojnë cështje të ndryshme sociale. Deri në fund të vitit pjesëmarrësit e moshes 16-18 vjec, do të tregojnë storie përmes video projekteve jo më të gjata se një minut. Videot e prodhuara do të publikohen në një platformë interaktive e cila do të lansohet në web faqen e DokuFest.

“FABRIKA E TË DREJTAVE TË NJERIUT: Bashkëpunimi i komuniteteve etnike përmes rrëfimit të tregimeve” është një projekt i dedikuar filmëbërësve të rinj. Përveç storieve 1-minutëshe, përmes këtij projekti do të prodhohen edhe 6 dokumentarë përmes. Filmat do të prodhohen ne Qendrën Filmike të DokuFest, të zhvilluar në vitin 2010 dhe do të shpërndahen në festival të filmit në Kosovë dhe në botë si dhe do të shfaqen në TV.