:Puntoritë

workshops

Krahas projeksioneve e koncerteve të muzikës, këtë vit Dokufesti do të vazhdojë traditën si nikoqir i paneleve e punëtorive të ndryshme. Këto aktivitete, që do të sjellin figura të njohura në fushat e tyre përkatëse, do të trajtojnë llojllojshmëri temash që kanë të bëjnë me filmin dhe përtej.

Më poshtë gjeni përshkrimet për secilin aktivitet dhe detajet rreth kohës dhe vendit:


PANELET:

BALLAFAQIMI ME TË KALUARËN

Debat për ndërtimin e paqes, tolerancës dhe ballafaqimin me të kaluarën në konflikte shoqërore të zgjatura.
Moderator: Adriatik Kelmendi
Panelistë: Enver Robelli, Predrag Bambic
Data: 18 gusht 17:30
Vendi: Mullini, Marash Park
Hapur për publik

 

PROFESIONET NUK KANË GJINI

Diskutim mbi formimin dhe ndryshimin e perceptimeve për barazinë gjinore, gjininë dhe profesionet, gjininë dhe punësimin, nga profesionistë të fushave tëndryshme.
Moderatore: Donjeta Morina
Ekspertët e çështjeve gjinore: Sibel Halimi, Nita Luci, Mybexhel Zhuri, Ariana Qosaj-Mustafa dhe shumë të tjerë
Data: 21 Gusht, 17:30
Vendi: Mullini, Marash Park
Hapur për publik

QYTETET KOMPLEKSE

Bisedë në mes të arkitektëve, planifikuesve urban dhe antropologëve në lidhje me hapësirën publike dhe memorien kolektive të të jetuarit në qytet.
Moderator: Bekim Ramku
Panelistë: Rozafa Basha, Gezim Pacarizi, Dukagjin Hasimja , Nita Luci and Astrit Hajrullahu
Data: 19 gusht 17:30
Vendi: Mullini, Marash Park
Hapur për publik

 

PESË VJET MË PAK

Ky debat ka për qëllim të nxisë bisedën mbi jetëgjatësinë mesatare në Kosovë, në veçanti mbi faktin se kosovarët jetojnë pesë vjet më pak se kombet e tjera në rajon për shkak të ndotjes me qymyr.
Moderator: Adriatik Kelmendi
Panelistë: Matthias Kiesler
Data: 22 gusht, 17:30
Vendi: Mullini, Marash Park
Hapur për publik

MASTER-KLASAT:

MASTER-KLASË ME DONALD WEBER

Një master klasë në lidhje me rrëfimin e tregimeve dhe ndërtimin e narrativës vizuele përmes fotografisë me anëtarin e agjencionit të fotografisë VII, fotografin Donald Weber.

Data: 17 gusht, 12:00 – 16:00
Vendi: Kino Klubi
Hapur për publik

 

MASTER-KLASË ME FERDI LIMANIN, AGRON DRAGAJ DHE JODI HILTON

Një master klasë në lidhje me rrëfimin e tregimeve dhe ndërtimin e narrativës vizuele përmes fotografisë me fotografët Ferdi Limani, Agron Dragaj dhe Jodi Hilton.  Aplikoni këtu

Data: 19 gusht, 12:00 – 16:00
Vendi: Kino Klubi
Hapur për publik

 

MASTER-KLASË ME CHRISTIAN FREI & PETER INDERGAND

Regjisori i nomunuar për Oskar Christian Frei dhe Drejtori i Fotografisë i nominuar për Çmimin  Emmy Peter Indergand flasin për krijimin e filmave WAR PHOTOGRAPHER, SPACE TOURISTS dhe SLEEPLESS IN NEW YORK. Shfaqja e “Peter Indergand dhe puna e tij me kamerë në dokumentarët e Christian Frei” nga Anna Brass dhe  Agata Wozniak do të përcjellin master klasën.
Data: 22 August, 18:00 hrs
Vendi: Kino Klubi
Hapur për publik

 

MASTER-KLASË – RAST STUDIMI/MY NAME IS SALT

Një master klasë dhe studim në lidhje me prodhimin e dokumentarit “My Name is Salt”. Aspektet teknike, formale dhe ato të produksionit siç janë financimi me kampanjë ‘crowd-funding’ dhe mos heqja dorë në një proces i cili zgjati më shumë se pesë vite të kompletohet, do të diskutohen nga regjisorja e filmit Farida Pacha dhe producenti dhe kameramani Lutz Konermann.
Data: 23 gusht, 16:00
Vendi: Kino Klubi
Hapur për publik

 

FILMAT E PARVIZ KIMIAVI: BISEDË NË MES TË CATHERINE DAVID DHE CORINNE DISERENS

Corinne Diserens (kuratore e MMX, SI E RËNË NGA QIELLI një sens i mendësisë publike & Drejtoreshë e de l’erg, Bruxelles) dhe Catherine David (Zëvendësdrejtoresha e Qendrës Pompidou në Paris, kuratore e Unedited History, Iran 1960-2014, Musée d’art moderne de la Ville de Paris) do të diskutojnë tre filmat e jashtëzakonshëm të filmëbërësit Iranian Parviz Kimiavi: P like Pelican (1976), The Stone Garden (1976), dhe The Mongols (1973), pjesë e programit special MMX.
Data: 22 gusht, ora 18:00 në DOKUKINO: Shfaqja e P Like Pelican (Iran 1972) dhe The Stone Garden (Iran 1976) prezantuar nga Catherine dhe Corinne Diserens
Data: 23 gusht, ora 18:00 në KINOKLUBI: shfaqja e The Mongols (Iran 1973), prezantuar nga Catherine David e përcjellë nga diskutim.
Hapur për publik

 

MASTER-KLASË ME LYNZEE KLINGMAN

Një master klasë me montazheren e cila e ka edituar filmin fitues të Oskar, One Flew Over the Cuckoo’s Nest, në lidhje me aspektet kreative tëeditimit të filmave fiksion dhe dokumentarë. Punëtoria organizohet në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës.
Data: 21 August, 15:00
Vendi: Hote Theranda
Hapur për publik

 

MASTER-KLASË ME HENRY CORRA & JEREMY AMAR: LIVING CINEMA

Living Cinema është një stil i filmëbërjes dokumentare e cila karakterizohet nga një relacion i thellë dhe intens me subjektin,  sy piktoresk dhe ndjeshmëri të novelistit. Me këtë stil filmike, Henry Corra e mishëron veten me subjektin e stories pa e ditur rezultatin. Në këtë mënyrë, subjektet bëhen bashkëpunëtorë në krijimin e filmave të bazuar në jetën e tyre. Për këtë arsye, living cinema. Pasi ka eksploruar mënyrën më tradicionale tëcinema verite përmes bashkëpunimeve me David dhe Albert Maysles, Henry Corra u bë më kureshtar në çasjen e tyre jo- ndërhyrëse dhe filloj të bëj filma të cilët ishin në mes të linjës të realitetit, tregimit të storieve, subjektit dhe filmëbërësit. Puna e tij e re (Farewell to Hollywood, The Disappearance of McKinley Nolan) kërkon të arrijë një butësi apo dimension magjik si një kundërpeshë ndaj brutalitetit nga situatat reale të jetës. Nëkëtë seminar, Henry dhe Jeremy do të diskutojnë procesin e tyre  filmik, duke u fokusuar në veprat e kaluara dhe aktuale, si dhe do të ndajnëfrymëzimin e tyre krijues.
Data: 21 August, 18:00
Vendi: Hotel Theranda
Hapur për publik

PUNËTORITË:

COMMON GROUND – PUNËTORI PËR KRITIKË TË FILMIT

Program trajnimi për kritikë të filmit drejtuar shkrimtarëve, kritikëve, blogerëve, gazetarëve dhe filmëbërësve të interesuar në kritikë të filmit. Punëtoria do të prezantojë shkrimtarët e ri me praktikën e kritikës së filmit dhe do i ndihmojë ata të zhvillojnë stilin e tyre të shkrimit.
Hapur për participantë
Data: 18-22 gusht

 

STORIES WE TELL –  PUNËTORI PËR TREGIM TË STORIEVE NGA RICHARD PEARCE

Punëtori 3-ditore me kameramanin e naajohur dhe regjisorin Richard Pearce (Hearts and Minds, The Road to Memphis, Woodstock) për tregimin e storieve me kamerë drejtuar filmëbërësve të rinj nga Ballkani, pjesëmarrës të programit Stories We Tell të DokuFest.
Vendi: DokuKino
Data: 18-20 Gusht
Hapur për participantë

 

KINO PRIZRENI

Filmëbërësit nga e gjithë bota do të takohen në Prizren për të shkruar, xhiruar, edituar filmat e tyre me një buxhet jo-ekzistues dhe me pajisje dhe ekpertizë të përbashkët. Filmat e përfunduar do të shfaqen në DokuFest 2014.
Data: 16-24 gusht
Hapur për participantë

 

PUNËTORIA E BALKAN DOCUMENTARY CENTER

BDC Discoveries 2014 është një punëtori për zhvillimin e projekteve, i fokusuar në bashkimin e profesionistëve me projekte dokumentare që kanë potencial ndërkombëtar. Moduli Prizren do të fokusohet në paketimin e projekteve për tregun ndërkombëtar. Një prezantim final para jurisë së përbërë nga ekspertë do t’i japë pjesëmarrësve eksperiencën e prezatimit përpara paneleve ndërkombëtare.
Vendi: DokuKino Conference Room
Data:  20 – 24 August
Hapur për participantë

 

SHKOLLË VERORE: FONDI PËR TË DREJTËN HUMANITARE NË KOSOVË

Shkolla verore e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë do të përfshijë ligjerata për katër shtyllat e Drejtësisë Tranzicionale: Gjykimet për krime lufte, Komisionet e së vërtetës, Reparacionet dhe Reformat Institucionale.
Vendi: Beledija
Data:  19 – 22 gusht
Hapur për participantë