:Juria

Jury

Jemi krenarë të shpallim emrat dhe biografitë e jurive profesionale të këtij edicioni të DokuFest! Në gjashtë kategoritë konkurruese, juritë ndërkombëtare të përbëra nga kineastë të mirënjohur, kritikë të vilmit, drejtorë të festivaleve dhe programerë nga e gjithë bota do të shikojnë dhe vlerësojnë gjithsej 107 filma që konkurrojnë në edicionin e sivjetëm.

Njihuni me ata para se të mbërrijnë në Prizren:

 

 

:GARA E DOKUMENTARËVE NGA BALLKANI

Ballkan

Alexander Weiss

Që prej vitit 2011 ka qenë drejtor artistik i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar “Filmer A Tout Prix” në Bruksel. Pas diplomimit në Historinë Bashkëkohore nga Universiteti i Brukselit ka punuar për 15 vjet në produksion të filmave (artistik dhe dokumentar) dhe për ekspozita të artit bashkëkohor në Belgjikë. Prejardhja e tij e përzier britanike-gjermane pasqyron diversitetin e Brukselit ku është rritur dhe ku shijon shumëllojshmrinë e ofertave kulturore dhe realitetin e tij social në zhvillim. Nën udhëheqjen e tij, festivali që mbahet çdo dy vjet “Filmer A Tout Prix” është ripërtërirë në dinamizëm dhe është hapur ndaj formave të shumta të shprehjes mediale rreth filmave dokumentar.

 

Ivana Todorovic

E lindur në vitin 1979 në Beograd (Serbi) është regjisore me pasion për ndryshim social. Dokumentarët e saj të shkurtër trajtojnë çështje të tilla si gjinia dhe seksualiteti, të pa strehët, arsimimi i fëmijëve romë që jetojnë në vendbanimet e varfëra në Beograd dhe dhuna me armë e të rinjve në Nju Jork. Filmat e saj janë shfaqur në shumë festivale të filmit ndërkombëtar si Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, Festivalin  Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam, Palm Springs ShortFest, Festivalin e Filmit Traverse City dhe kanë fituar çmime në mbarë botën të tilla si filmi më i mirë dokumentar ballkanik në Dokufest, Filmi më i mirë i shkurtër në SEEFest në LA, Filmi më i mirë i shkurtër në Festivalin e Filmit për të Drejtat e Njeriut në Montreal. Filmat janë përdorur në mjediset arsimore, fushatat mediale dhe nga OJQ-të e ndryshme. Ivana është një ligjëruese me përvojë, ka qenë folëse në TEDxAUK. Ajo ka studiuar në departamentin e Etnologjisë dhe Antropologjisë në Universitetin e Beogradit, ka ndjekur Ateliers Varan, punëtorinë e filmit dokumentar të themeluar nga Jean Rouch, Studimet e Paqes dhe gjithashtu studimet Median dokumentare në Shkollën e Re në NY.

 

Charlotte Cook

Charlotte është Drejtoreshë e Programimit në Hot Docs, festivalit më të madh të filmit dokumentar në Amerikën Veriore. Më parë ka qenë Shefe e Programimit dhe Trajnimit Filmik në Klubin Frontline në Londër, një organizatë e përkushtuar për të përkrahur gazetarinë e pavarur dhe lirinë e shprehjes. Charlotte ka punuar me BBC Storyville, Fondin Puma Creative Catalyst të Fondacionit BritDoc të Channel 4 dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Edinburg, ku ajo ka përzgjedhur programin Konflikt/Raportim. Charlotte ka shkruar gjerësisht për një numër të mediave të ndryshme dhe ka qenë studiuese kryesore fotografike për nisjen e projektit të arkivit për Times Online. Krahas programimit, Charlotte këshillon organizatat për shkathtësitë elementare mediatike, veçoritë në gazetari hulumtuese, konflikt ndërkombëtar, dhe ka një sfond akademik në rolin e teknologjisë për mediat.

 

 

 

:GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTARË

International_Dox

Neil Young

Neil Young jeton dhe punon në vendlindjen e tij në Sunderland, MB. Ai ka shkruar kritika filmi rregullisht për The Hollywood Reporter (Los Angeles) që nga viti 2008 dhe për Tribunemagazine (London) nga viti 2005, ku për këtë të fundit ka kontribuar edhe me raporte nga festivalet e filmave. Ai ndonjëherë është kontribuues për Sight and Sound, SoFilm and Indiewire dhe lidhur me filmin në mes tjerash ka shkruar për The Independent (London), Monocle, Dazed and Confused, KINO! (Lubjanë), Senses of Cinema, Time Out (London). Në vitin 2000 ka ndihmuar në krijimin e njërës prej ueb faqeve të para të kritikës së filmit, Jigsaw Lounge. Ai ka qenë bashkë-drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Bradford (në Muzeun Kombëtar të Mediave në MB) që nga viti 2011 dhe ka qenë këshilltar për Viennale nga 2010-ta. Ai është anëtar i bordit përzgjedhës të disa festivaleve evropiane të filmit, përfshirë  Crossing Europe (Linz), Tromsø (Norvegji) dhe Lubjanë (Slloveni) dhe ka shërbyer si anëtar jurie në më shumë se 20 festivale të filmit përfshirë  Semaine de la Critique në Kanë në 2013-ën.

 

Sergio Oksman

Ka lindur në Brazil në vitin 1970 dhe ka studiuar gazetarinë në Sau Paulo dhe Filmin në New York. Ai është ligjërues i filmit në Madrid dhe udhëheq kompaninë e produksioneve Dok Films që nga 2000-ta. Oksman përveç tjerash ka qenë regjisor i “The Beautician” (2004), “Goodbye, America” (2007), “Notes on the Other” (2009) dhe “A Story for the Modlins (2012).

 

David Fisher

Regjisori dhe producenti, mentori i filmbërësve në zhvillim, Fisher është njëri prej filmbërësve më të njohur të Izraelit, në fushën e dokumentarëve. “Six Million and One” (2011) zyrtarsiht e përzgjedhur për IDFA Amsterdam ka mundësuar që ai të fitojë çmimin për filmin më të mirë në Dok.fest Munich, Silver Horn për regjisorin më të mirë në Krakow dhe ka hapur projektimet në SHBA në Kinemanë Lincoln Plaza në NYC. Ky film kompleton familjen e trilogjisë që ka filluar me filmin e vlerësuar nga kritika “Love Inventory” që ka fituar në vitin 2000 çmimin e Akademisë së Filmit të Izraelit. Pastaj ka ardhur “Mostar Roundtrip”, ku ai ka përcjellë djalin e tij në një aventurë të studimit të qytetit pas konfliktit në Bosnje. Fisher ka qenë anëtar jurie në festivalet si: IDFA, Krakow, HotDocs Toronto, Karlovy Vary dhe EFA. Si drejtor i përgjithshëm i New Israeli Foundation për Kinema dhe TV, ai ka themeluar programin “Greenhouse” për filmbërësit e Mesdheut dhe ka ndihmuar njohjen ndërkombëtare të dokumentarëve izraelit.

 

Marion Döring

Ka studiuar gjuhën frenge dhe portugeze në Universitetin e Mainz-it nga viti 1972 deri më 1975, derisa nga 1976 deri më 1979 ka punuar si trajnere dhe më pas redaktore në gazetat ditore Fuldaer Zeitung dhe Hessisch/Niedersächsische Allgemeine. Ndërmjet viteve 1980 dhe 1985 ka punuar si gazetare e pavarur në Berlin dhe nga 1985 deri më 1988 si atashe shtypi në  “750 Years Anniversary Berlin 1987“ dhe “Berlin – European Capital of Culture 1988“. Ajo ka qenë e lidhur me historinë e Akademisë Europiane të Filmit që prej filleve të saj në vitin 1988: së pari si menaxhere e PR-it e Çmimeve Europiane të Filmit, pastaj si project menaxhere për aktivitetet dhe publikimet e Akademisë dhe nga 1996 si drejtoreshë e Akademisë. Që nga 2004’ta ajo ka qenë producente e Çmimeve Europiane të Filmit dhe nga 2006’ta drejtoreshë menaxhuese e EFA Productions GmbH, kompani që krijon Çmimet bashkë me Akademinë Europane të Filmit dhe nga 2012’ta producente e EFA Young Audience Award.

 

Vassily Bourikas

Është përzgjedhës filmash, i diplomuar në Northumbria University Newcastle dhe Universität der Künste Berlin. Ai ka qenë regjisor i një serie të dokumentarëve që kanë trajtuar çështjet aktuale për televizionet publike në Belgjikë dhe Greqi deri në vitin 2004. Që nga 2005-ta ai ka përzgjedhur programet e një numri të festivaleve në Europë. Deri në 2012-ën ai ka qenë drejtor artistik i Forumit Eksperimental në Festivalin e Filmit në Selanik dhe aktualisht është duke përzgjedhur një pjesë të Festivalit të Filmit Avangardë në Athinë. Ai është bashkë themelues i laboratorit të filmit të pavarur, LabA në Athinë, të cilin e drejton nga viti 2009.

 

 

:GARA E DOKUMENTARËVE PËR AMBIENTIN

Green_Dox

Andrea Kuhn

Ka studiuar për Teatër dhe Media, studime Amerikane dhe studime Angleze në Erlangen dhe Durham, SHBA. Ka filluar karrierën e saj si akademike dhe hulumtuese në fushën e studimeve filmike. Nga viti 2000 deri në 2010 ka qenë drejtoreshë e festivalit të filmit pa zë StummFilmMusikTage në Erlangen dhe nga viti 2007 ka qenë drejtoreshë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Nuremberg. Në vitin 2008 ka ushtruar detyrën e kryesueses së Rrjetit të Filmit për të Drejtat e Njeriut, një shoqatë që aktualisht përbëhet nga 38 festivale të filmit për të drejtat e njeriut nga mbarë bota. Që prej janarit të 2014-ës është kryesuese e Shoqatës së Festivaleve Bavareze të Filmit.

 

Claire Aguilar

Ka qenë përzgjedhëse, programere dhe redaktore përgjegjëse në mediat publike për më shumë se 20 vjet. Në Independent Television Service (ITVS) që ndan fonde, promovon dhe shpërndan programet e prodhuara në mënyrë të pavarur për televizionet publike, ajo është Këshilltare ekzekutive e përmbajtjes dhe punon në përmbajtjen e programit dhe strategjinë për organizatën, duke përfshirë autorizimin e programeve nga producentët e pavarur nga ShBA-ja dhe producentët ndërkombëtarë për Fondin Ndërkombëtar për Zhvillimin e Mediave të ITVS-së dhe bashkë përzgjedhjen e serisë së Independent Lens, një seri e programeve të krijuara në mënyrë të pavarur në PBS. Ajo ka çuar dokumentarë në televizionet publike që më pas janë shpërblyer, sikurse “The Invisible War”, “At Berkeley”, “The House I Live In,” “Detropia”, “The Interrupters”, “Waltz with Bashir”, “A Lion in the House” dhe “Last Train Home”.  Aguilar ka diplomë Bachelor në Komunikim dhe diplomë Master në Film dhe Televizion nga UCLA. Ajo është presidente e Bordit të Grave në Make Movies dhe është anëtare në këshillin drejtues të Eurodoc dhe STEPS International.

 

Francesco Giai Via

Francesco Giai Via është një programer festivalesh dhe kritik filmi i vendosur në Torino të Italisë. Pas diplomimit në Universitetin e Torinos, që prej 2006-ës ka bashkëpunuar me Muzeun Kombëtar të Kinemasë. Ai është programer në Festivalin e Filmit në Torino, përgjegjës për përzgjedhjen e dokumentarëve ndërkombëtarë dhe dy garat italiane:  italiana.doc and italiana.corti (dokumentarë dhe të shkurtër). Që nga 2012-ta është programer në festivalin CinemAmbiente, festivalin më të gjatë dhe më të rëndësishëm të filmave mjedisorë në Itali. Ai është bashkëthemelues i Crocevia di sguardi, një festival i përqendruar në dokumentarë dhe çështje migrantësh, që tani ka arritur edicionin e dhjetë. Ai mban seminare mbi menaxhimin e festivaleve të filmit për universitete dhe institucione të ndryshme itale. Francesco shkruan kolumne mbi stripa dhe romane grafike për magazinën italiane të filmit Cineforum.

 

 

:GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Human_Rights

Nenad Puhovski

Nenad Puhovski ka lindur në vitin 1949 në Zagreb, Kroaci. Ai ka diplomuar në Fakultetin e Filozofisë dhe Akademinë e Arteve, seksioni i Dramës. Që prej 1965-ës është regjisor në teatër, film dhe televizion, dhe deri më tani ka më shumë se 250 produksione. Ai ka marrë çmime vendore dhe ndërkombëtare për punën e tij. Pos punës si dramaturg ai ka ligjëruar për film and TV regji në ADU. Ai ka mbikëqyrur projektet e profesionistëve të rinj nga Europa, Azia, Amerika Jugore, Lindja e Afërt, Afrika dhe SHBA-të. Në vitin 1997 ka themeluar dhe që nga atëherë e udhëheq Factum-in, produksioni dokumentar më i rëndësishëm. Në Factum si producent ka nënshkruar më shumë se 70 dokumentarë, që janë shfaqur në më shumë se 70 festivale dhe kanë fituar çmime ndërkombëtare si dhe dy çmime të rëndësishme vendore, Valdimir Nazor, dy Grand Prix dhe katër çmime për produksionin më të mirë në DHF. Në vitin 2005 themelon dhe drejton ZagrebDox-in, njërin prej festivaleve më të mëdha në rajon. Për punën e tij të jashtëzakonshme ai është shpërblyer me Medaljen e Nderit nga Qyteti I Zagrebit dhe Thirrjen kroate të rendit Danica. Në vitin 2009 për punën e tij të veçantë në fushën e dokumentarëve sidomos me ZagrebDox, ai është shpërblyer nga Rrjeti Europian Dokumentar (EDN). Ai është anëtar i Akademisë Europiane të Filmit.

Enver Robelli

Enver Robelli, 27.7.1973, është redaktor i politikës së jashtme në gazetën zvicerane “Tages Anzeiger”. Ka studiuar gazetarinë në Institutin Zviceran të Medieve dhe mbulon prej gati dy dekadash zhvillimet në Evropën Juglindore. Mes viteve 2007-2012 ka qenë korrespondent për Ballkan i gazetave “Tages Anzeiger” dhe “Süddeutsche Zeitung”. Në vitet 90-të ka bashkëpunuar me disa mediume nga Gjermania dhe Zvicra. Robelli shkruan po ashtu për gazetën kosovare “Koha Ditore” që nga themelimi i saj në vitet 90-të. Krahas punës si gazetar merret edhe me përkthime letrare dhe publicistike nga gjermanishtja në shqip. Deri më tani ka sjellë në shqip një libër për historinë e Kosovës të historianit Oliver Jens Schmitt dhe një biografi të kancelares gjermane Angela Merkel. Robelli po ashtu ka botuar në formë libri një bashkëbisedim me politikanin shqiptar Arben Xhaferi. Kur nuk udhëton nëpër vendet e Ballkanit dhe kur nuk shtegton nëpër bjeshkët e Zvicrës, Robelli jeton dhe punon buzë liqenit të Zürich-ut.

 

David France

Filmbërësi David France është gazetar i shpërblyer dhe autor bestseller që ka shkruar për New York Times, Newsweek, dhe magazinën New York, ku tani është redaktor kontribuues. Për gazetarinë e tij ai ka marrë Çmimet National Headliner dhe GLAAD Media, ndërkohë që puna e tij ka frymëzuar disa filma, si së fundmi filmin “Our Fathers” që është nominuar për Çmimin Emmy, e i cili bazohet në librin e tij të vlerësuar nga kritika. Ai ka qenë regjisor i dokumentarit të nominuar për Çmimet Oscar dhe Emmy “How to Survive a Plague”, i cili ka marrë çmimin Peabody, disa nderime nëpër festivale, përfshirë dhe Çmimet Gotham, nga International Documentary Association dhe New York Film Critics Circle

 

 

:GARA E FILMAVE TË SHKURTËR

International_Shorts

Mihai Grecu

Ka lindur në Rumani në vitin 1981. Pas studimeve për art dhe dizajn në Rumani dhe Francë, ai ka vazhduar hulumtimin e tij artistik në Studion Fresnoy të Arteve Bashkëkohore. Rikthimi i temave të tilla si ankthi, klonimi, halucinacioni, jeta e qytetit dhe lufta artikulojnë tërë eksplorimin e tij të fillimeve misterioze dhe të nënvetëdijshme. Këto udhëtime vizuale dhe poetike, përzierje e disa teknikave dhe stileve që edhe mund të shihen si propozime për një teknologji të re kah ëndërrimtarja. Puna e tij është shfaqur në festivalet e shumta filmike (Locarno, Roterdam, Festivalin e Kinemasë së Re në Montreal) dhe ekspozita (“Dans la nuit, des images” në Grand Palais, “Labyrinth e mendjes sime” në Cube, “Video Short list: the Dream Machine” në Passage du Retz, “Studio”, në “Les Filles du Calvaire” Galeri, etj).

 

Montserrat Guiu Valls

Ka lindur në vitin 1965 në Navas, Barcelonë, Spanjë. Ka diplomuar në Gjeografi dhe Histori në Universitetin e Barcelonës, duke specializuar në Historinë e Artit, në vitin 1989. Ajo studio për Ruajtjen dhe Restaurimin e Filmit në George Eastman House, Muzeun Ndërkombëtar të fotografisë dhe filmit, dhe Institutin për Teknologji në Rochester (SHBA), 1992 -93. Ajo ka diplomë në Restaurimin e Filmit të dhënë nga Arkivi i Filmit Kombëtar spanjoll, 1997. Në mes të 1998-ës dhe 2002-ës ajo drejtoi festivalin e Filmit dhe Videos të amerikanëve vendor në Barcelonë që mbahej në CCCB (Qendra Kulturore Bashkëkohore e Barcelonës). Në vitin 2004-ën bëhet anëtare zyrtare e ekipit organizues në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Huesca (HIFF), dhe kujdeset për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe përzgjedh programe të veçanta të filmit. Ajo përzgjedh gjithashtu filmat e shkurtër ndërkombëtarë dhe dokumentarët për konkurrencën zyrtare. Ajo ka qenë e ftuar si anëtare jurie në disa festivale të filmit të shkurtër.

 

Ujkan Hysaj

Është regjisor dhe producent i shpërblyer, i lindur në vitin 1984 në Kosovë. Ai ka hyrë në botën e artit duke krijuar filma vizatimorë dhe strica, prej nga tranzicioni në montazher filmi ishte i lehtë për të. Ai studion në Institutin për Film dhe Fotografi “Gjon Mili” në Kosovë me specializim në Regji fotografie. Ai ka mbaruar studimet për Regji filmi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve. Si regjisor filmi dhe producent ka punuar në një numër të filmave të shkurtër dhe dokumentarë që kanë marrë pjesë në festivale të shumta ndërkombëtare të filmit. Filmi i tij i fundit i shkurtër “kolona” ka pranuar 16 çmime në festivale të ndryshme. Ai është fitues edhe i Çmimit Vjetor 2013 për Kinematografi “Bekim Fehmiu” që ndahet nga Ministria e Kulturës së Kosovës. Ai po ashtu është pjesëmarrës në projektin e Akademisë Evropiane të Filmit “A Sunday in the Country” 2014.

 

 

:GARA KOMBËTARE

National

Axel Behrens

Ka lindur në vitin 1956. Që nga 1986-ta është një nga organizatorët e festivalit të filmit të shkurtër në Hamburg. Ai është anëtar themelues i KurzFilmAgentur Hamburg e.V. dhe nga 1992-ta ka bërë disa aktivitete, si organizimi i festivalit, krijimi dhe zhvillimi i arkivit dhe databazës së filmave të shkurtër. Ndërmjet viteve 1997-1999 ai ka qenë anëtar i bordit të drejtorëve të festivalit të filmit të shkurtër në Hamburg. Duke filluar prej vitit 2000 ai është kryetar i departamentit teatror të shpërndarjes dhe rekrutimit në Kurz Film Agentur Hamburg.

 

Kirsten Ruber

Ka lindur në vitin 1980 dhe ka diplomë master në Film dhe Televizion dhe ka qenë drejtoreshë e Go Short – Festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër në Nijmegen, që nga fillet e hershme të festivalit në vitin 2008. Go Short është i vetmi festival ndërkombëtar i filmit në Holandë ekskluzivisht për  filma të shkurtër. Festivali shfaq rreth 300 filma të shkurtër në garë, fokus dhe programet tematike. Gjithashtu është nikoqir i një program pesë ditor për profesionistët e rinj të filmit dhe disa ngjarje të industrisë. Në pjesën tjetër të vitit festivali shpërndan filma të shkurtër në kinematë holandeze si para-filma, është nikoqir i blogimit një javor për filma të shkurtër në blog.goshort.nl, dhe promovon filma të shkurtër në disa ngjarje në të gjithë vendin.

 

Adela Demetja

Është përzgjedhëse dhe kritike arti e lindur në vitin 1984 në Tiranë. Ka marrë titullin Master në studimet për kuratore dhe kritikë në Universitetin Städelschule dhe Goethe në Frankfurt mbi Main, Gjermani. Ajo është njëra ndër themelueset dhe drejtueset e  Tirana Art Lab – Qendrës për Art Bashkëkohor në Tiranë dhe drejtoreshë artistike e festivalit të filmit të shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. Ajo ka kuruar një numër të ekspozitave dhe ngjarjeve ndërkombëtare në shtete të ndryshme të Europës. Ekspozitat grupore tematike të fundit që ajo ka kuruar përfshijnë:  „Estetika e veprimit të vogël” në Action Field Kodra në Selanik dhe „Zërat e të vërtetës“ në Villa Romana në Firencë, Itali. Puna e saj kuratoriale dhe teorike përqendrohet në video art dhe zhvillimet filmike Brenda kontekstit artistik dhe vënë në pyetje kurimin e artit të bazuar në kohë. Demetja jeton dhe punon ndërmjet Tiranës dhe Frankfurtit.