:DokuNights

dokunights_big

Profecitë e lashta gjithmonë kanë paralajmëruar për një kohë kur të gjitha yjet do të renditen dhe bota do të përjetojë një ndryshim të thellë dhe shpirtëror. Ata kanë qenë duke folur për DokuFest dhe DokuNights 2014, festival që ka të bëjë me ndryshimin gjatë ditës dhe renditjen e yjeve gjatë natës.  Dhe ne nuk po flasim për një yllësi të rastit. Ne po flasim për yllësinë e muzikës në Andrra, në pjesën e qiellit që i takon vetëm ëndrrave.

Bashkohuni me ne këtë vit për ta filluar transformimin me njërin nga DJ-in veteran të drum and bass dBridge të përcjellë nga Hypertech dhe Labinot Sponca ynë, për një natë që do të na ndezë shpirtin tonë të kërcimit. Duke u ndryshuar, njihuni me anën e butë të udhëtimit, deri sa Shpat Deda dhe shokët e tij magjistar na tregojnë për dashurinë, jetën, gëzimin dhe dëshpërimin. Dhe kur mendoni që yjet na kanë treguar gjithë dritën e tyre, bëhuni gati për performancën një grua/burrë të Molly Nilsson & Man Machine, që do ta ridefinojë konceptin e të mundshmës. Bëhuni një rockstar me Retrovizorja derisa ata vijnë të na bejnë të reflektojmë për herë të parë, dhe kompletojeni procesin e ndryshimit kur Fanfara Tirana përfundon ciklin me tingujt e tyre të vrullshëm të Ballkanit.

Thonë se të gjitha profecitë do të përmbushen. Kjo është ajo që yjet kanë planifikuar për ne. kështu që sigurohuni që të bashkoheni me ne për këtë udhëtim ku trupi shkrihet me shpirtin, dhe mos harroni me i marrë syzat e diellit. Do të ju duhen deri sa e presim diellin.

LINE UP:

 

–E SHTUNE 16 GUSHT

dBRIDGE HYPERTECH / LABINOT SPONCA

Mos merrni as tupan as bas me vete, ne do të kemi Drum’n’Bass tepricë për të gjithë me producentin veteran dhe njërin ndër artistët më të rëndësishëm të zhanrit drum & bass Darren White aka dBridge – përcjellë nga HyperTech dhe  Labinot Sponca ynë.

 

–E DIEL 17 GUSHT

ANGRY YOUTH LIQUORISH DUBZ

Angry Youth fton ne skene Liquorish Dubz – J(ay).A.D & Oomboi Lauw – nga Holanda, te njohur si pioneret e juke/footwork te Amsterdamit. Priten tinguj qe dalin nga juke i Cikagos deri ne footwork evropian, grime anglez e perpjete. 

 

–E HËNË 18 GUSHT

 SHPAT DEDA AND FRIENDS

A keni qenë ndonjëherë me e dëgju një album krejt të ri për herë të parë live? Nëse jo, ka ardhë dita. Shpat Deda dhe shokët e tij magjistar vijnë të performojnë muzikën e re të Shpatit prej albumit të ri “Shkëndijë” për herë të parë! Bashkohuni ta nisim një flakë të madhe.

Pas: AGNES 0 Kush tha që udhëtimi në kohë nuk është i mundur? Elektro-pop dhe muzikë nga vitet e 80-ta dhe 90-ta tërë natën me AGNES. Shkëlqeni diqysh nëse nuk i merrni xixat me vete.

 

–E MARTE 19 GUSHT

ZHABA GRIMM LIMBO / LegOff und Panda

Fituesit e promo skenës të këtij edicioni të NGOM Fest do të hapin koncertin për të vazhdu me electro-chill të Grimm Limbo’s. Mandej vazhdojmë me raw tech house nga Visari dhe Legoff.

 

–E MËRKURE 20 GUSHT

BRITTA ARNOLD ELIVER / JEHONË

Një nga dyshet më të mira të Berlinit, Britta Arnold dhe Elliver vijnë të na i prezantojnë tingujt e tyre technoid dhe lozonjar të kombinuara me këngë të bukura, të ndjekura nga ngjyrat emocionale të Jehonës nga Y SERIOUS? 

 

–E ENJTE 21 GUSHT

THE JOHN  PINKMETAL /  SNEZHINKA

PINKMETAL – A keni pa njonjëherë një Pinkmetal (metal ngjyrë pembe)? As ne se kemi parë, po së paku do ta dëgjojmë se si tingëllon në një natë të mbushur me pink, më fal, punk! Skamoposllugë.

THE JOHN – The John është grup psychedelic surf nga vitet e 60-ta i ndikuar nga formacionet e rokerëve post dope dicso punk. Ejani për surf, po dërrasën lejeni te shpija.

Pas: Snezhinka – nga idm në nu jazz dhe të gjitha ngjyrat në mes.

 

–E PREMTE 22 GUSHT

MOLLY NILSSON & MAN MACHINE

Çka ndodh kur një show i një çike takohet me një show të një djali? Ne e quajmë magji. Ejani të shihni Molly Nilsson dhe Man Machine për një performancë plot me dashuri dhe telashe.

Pas: Techhouse i Mirlindës i përcjellë nga Acid House i Leos do ta shndërrojë Andrrën në shtëpi.

 

–E SHTUNË 23 GUSHT

RETROVIZORJA ME ELINA DUNI

A doni të bëheni rockstar? Edhe unë. Ja ku e kemi shansën. Për herë të parë, Retrovizorja me Elina Dunin vijnë me muzikën që e inspiroi një gjeneratë të tërë.

Pas: Duo Ewox & Tamarinsky performojnë vetëm DASHUNI! Tash që po e mendoj, ka edhe pak funk.

 

–E DIEL 24 GUSHT

FANFARA TIRANA   

Skena do të rrapëllojë dhe të rrokulliset me repertoarin e Fanfara Tiranës, me meloditë e shpejta dhe etno ritmet nëpërmjët instrumenteve të jo më pak se 14 njerëzve që performojnë dhe vallëzojnë të gjithë bashkë. Mos e humbni ceremoninë e mbylljes dhe mbylleni festivalin me muzikë të ëmbël, të hidhur, djegëse dhe të vërtetë.

Pas: Meloditë e Ballkanit do të ndiqen nga world music kur Viga na çon drejt një aterimi të sigurt.

JOIN FACEBOOK EVENT