:DokuKids

dokukids

RABBITLAND 2 –  PUNËTORIA STOP MOTION

Fëmijët do të krijojnë karakteret e tyre të lepurit pembe me plastelinë dhe do ti mësojnë ata të lëvizin duke krijuar një version të shkurtër stop-motion të filmit Rabbitland-it! Punëtoria udhëhiqet nga Ana dhe Nikola, autorët e animacionit “Rabbitland”  për vendin imagjinar pembe ku jetojnë lepujt e pembe shumë special!

Hapur për moshat: 11-14 vjeç
Data: 18-19 Gusht
Vendi: SHKA AGIMI

 

EXPLORING WATER

A e dini se si pastrohet uji i pistë duke e përdorur diellin? As ne nuk e dijmë, por miqtë tanë nga projekti TOKA do t’ju mësojnë se si. Duke u frymëzuar nga dokumentari fitues i disa çmimeve Watermark, pjesëmarrësit e rinj do të eksplorojnë temën e ujit nëpërmjet aktiviteteve kreative dhe interaktive të cilat kombinojnë argëtimin, shkencën dhe artin!

Hapur për moshat:12-14 vjeç
Data: 20-22 Gusht
Vendi: SHKA AGIMI

 

LIVE TEATRI

Udhëhequr nga artistja Arta Gashi, fëmijët në këtë punëtori do të mësojnë të tregojnë storie nëpërmjet vallëzimit dhe lëvizjeve fizike. Rezultati përfundimtar do të jetë një performancë e bukur në sheshin e Shadërvanit në Prizren, që do të kombinojë vallëzimin, muzikën, poezinë dhe shumë DokuDashuri!

Hapur për moshat: 7+
Data: 21-24 gusht
Vendi: SHKA AGIMI
Performanca live: 24 gusht ora 13:00 ne Shadervan.