19.08.2014

    KOSOVO 2.0 @ DOKUFEST – FILMAT QË DUHET TË SHIHEN TË MARTËN

    pulp2

Nga Kosovo 2.0

Pulp: një film për jetën, vdekjën dhe supermarketet (2pm @ DokuKino)

Duke analizuar karierën 33 vjeçare të Pulp-it përmes koncertit të tyre të fundit në vendlindjen e tyre në Sheffield, filmi ilustron jo vetëm bendin por edhe shpirtin e qytetit që e krijoi atë.

Edhe pse i përcjellë klishetë e dokumentarëve për bende me intërvista të muzicientëve dhe xhirime të performancave, Pulp… dallon nga gjithë të tjerat duke u përzier me intervista spontane me njerëzit e thjeshtë të Sheffield-it. Rezultati është një pikturë sharmante e Pulp-it dhe qytetit që i lindi ata.

Duke e pritur Gushtin (6pm @ Kino Klubi)

Pjesë e Balkan Dox programit të DokuFestit, Duke e pritur Gushtin tregon storjën e një 15 vje çarës rumune që përballet me vështirësitë e zëvendësimit të rolit të nënës së saj.

Djali i Internetit: Historia e Aaron Swartz (8pm @ DokuKino)

Duke përfaqësuar bashkimin e DokuFest dhe DokuTech, Djali i Internetit është një portret i talentit të ri të programimit Aaron Swartz, kurioziteti i të cilit për pjesët e vështira të intërnetit e solli atë pranë një gjyqi federal.

Pak kohë më pas, Swartz bëri vetvrasje pasi po ballafaqohej me një dënim me burg prej 35 vitesh.