06.12.2013

    Veton Nurkollari merr pjesë në ndarjen e Çmimeve Evropiane të Filmit

    Veton Nurkollari

    Drejtori Artistik i DokuFest Veton Nurkollari do të marr pjesë në natën e ndarjes së Çmimeve Evropiane të Filmit (European Film Awards) të shtunën më 7 dhjetor në Berlin të Gjermanisë. European Film Awards prezantohet çdo vit që nga viti 1988 nga Akademia e Filmit Evropian dhe ka si qëllim të vlerësojë arritjet kinematografike evropiane. Çmimet ndahen në dhjetë kategori dhe janë të kufizuara në kinemanë evropiane si dhe producentët, regjisorët dhe aktorët evropian. Fituesit e këtij viti do të përzgjedhen nga më se 2,500 pjesëtarët e Akademisë Evropiane të Filmit.

    Në qershor të këtij viti, Nurkollari u bë pjesëtar i Akademisë Evropiane të Filmit. Si pjesëtar, Nurkollari prezantoj programin e filmave SHORT MATTERS! në Dokufestin e këtij viti. Programi përfshiu filmat e shkurtër të nominuar për European Film Awards dhe poashtu u shfaqet në shumë festivale të tjera në botë. Ndër aktivitetet e tjera, Nurkollari votoj për filma për Çmimet Evropiane të Filmit.