Juria

Cover

Dokufest ka kënaqësinë të shpallë emrat dhe biografitë e jurive profesionale këtë vit. Në shtatë kategoritë konkurruese, juritë ndërkombëtare të përbëra nga kineastë dhe profesionistë të mirënjohur , do të shikojnë dhe vlerësojnë gjithsej 106 filma që konkurrojnë në edicionin e sivjetëm.

 

INTERNATIONAL DOX

International_Dox (1)

Birgitte Stærmose

Birgitte Stærmose është një kineaste e bazuar në Kopenhagë. Ajo ka magjistruar në Film dhe Arte Mediale nga Temple University në Filadelfi. Portfolio e saj përfshin filmat Now, Look at Me (2001), Small Avalanches (2003), Letters from Denmark (2006), Principles of Attraction (2006), Sophie (2006), dhe Out of Love(2009). Stærmose është laureate e trefishtë e grantit të Këshillit Danez të Arteve dhe gjithashtu ka punuar edhe si regjisore teatri. Filmat e saj janë shfaqur ne shumë festivale ndërkombëtare duke përfshire Berlinale, Sundance, dhe New Directors/New Films. Small Avalanches u nominua për Çmimin UIP në kategorinë Filmi më i mirë i Shkurtë në EFA Awards 2004.

Guillermo Carreras-Candi

Guillermo Carreras-Candi është kineast, producent dhe programmer nga Barcelona. Ai studioi Histori dhe Ton para se të diplomonte per film dokumentar nga Universiteti Katalunas i Filmit (ESCACUB). Që nga 2002, Guillermo vendosi lidhje me Ballkanin ku edhe jeton që nga viti 2006. Filmi i tij i diplomës “Tragovi” dhe video ekspozita “EhoTragova” (2011) u realizuan gjatë kësaj periudhe. Për momentin ai është programmer në Pravo Ljudski Film Festival në Sarajevë, ku edhe udhëheq shkollën e dokumentarit në kuadër të festivalit.

Katja Wiederspahn

Katja ka studiuar filozofi, sociologji dhe teori film ne Frankurt të Gjermanisë. Nga 1986 deri më 1990, ajo punoi me grupin e mirënjohur të teatrit të valltarëve Laokoon DanceGroup, në cilësinë e dramaturges dhe asistentes së regjisë/koreografisë. Ajo është ko-drejtoresha artistike e Frankurter Filmschau dhe udheëheq departamentin e programimit në Viennale – Vienna International Film Festival nga viti 2002.

Noémie Mendelle

Noemie është profesoreshë e hulumtimit në Edinburgh College of Art dhe Drejtoreshë e Scottish Documentary Institute. Pas diplomimit në antropologji dhe studime gjinore, ajo filloi karrierën filmike me Steel BankFilms (1982), një punëtori filmi e Channel 4 e bazuar në Sheffield. Noemie është regjisore dhe producente me përvojë në skenën ndërkombëtare.

Paul Sturtz

Paul Sturtz bashkëthemeloi The Ragtag Film Society me David Wilson në 1998, dhe punon si kryeprogramer në Ragtag Cinema nga Maji i vitit 2000. Kjo kinema u përzgjed si një ndër 14 arthouse kinematë e shkëlqyeshme nga Sundance Institute në 2006. Ai gjithashtu bashkëthemelo festivalin True/False në 2004 dhe ka shërbyer si kurator që nga atëherë. Në 2009, Paul u bë ndihmës programmer në Sundance Film Festival dhe ka qenë pjese e jurive në festivale në San Francisco, Varshavë e Sarajevë.

 

BALKAN DOX

Ballkan_Dox

Brigid O’Shea

Brigid O’Shea, është australiane me vendbanim në Berlin që nga viti 2005 dhe aktive në fushën e filmave dokumentarë nga viti 2008. Pas diplomimit në artet e bukura në Melburn dhe Berlin, ajo filloi të punonte për Festivalin e Filmit në Berlin, përkatësisht në Berlinale Talent Campus dhe eventualisht edhe në Berlinale Co-Production Market. Brigid gjithashtu ka punuar për DOK Leipzig që nga viti 2010, duke organizuar sesione të ko-produksionit dhe aktivitete tjera në industrinë e filmit. Këtë vit ajo u inkuadrua si organizatore e aktiviteteve e të ndryshme në East Doc të IDF-it në Pragë, ku është duke zhvilluar dhe zbatuar një platformë të re rrjetesh për kampuset e dokumentarit.

Francine Brücher

Francine Brücher, e lindur më 1943 në Francë, ka studiuar gjuhët e huaja në Universitetin e Lyon-it. Brücher, një eksperte e marketingut, ishte përgjegjëse për aspektin komercial të një morie aktivitetesh promocionale, duke nxitur lidhje mes blerësve, distributorëve, producentëve e kineastëve të ndryshëm në Gjermani, Francë dhe Zvicërr. Në 1997 ajo iu bashkangjit Qendrës Zvicrrane të Filmit në Cyrih (e njohur nga 2004 si SWISSFILMS), institucion ky që promovon filmat zvicrranë brenda dhe jashtë vendit. Brucher gjithashtu ishte eksperte marketingu në dy punëtori të Media Program EAVE. Që nga 2003, ajo është edhe anëtare e Comite delecture të Fondit të Filmit në Luksemburg.

Ilian Metev

Ilian u lind më 1981 në Sofje të Bullgarisë. Një pjesë të jetës e kaloi në Gjermani, dhe fillimisht iu qas karrierës si violinist klasik. Mirëpo, kurioziteti i tij për artet pamore e shtyu t’i eksploronte imazhet lëvizëse. Ai diplomoi nga National Film and Television School në Britaninë e madhe, në 2008, me filmin “Goleshovo”. Filmi i tij i parë i metrazhit të gjatë, “Sofia’s Last Ambulance” (2012) është një përshkrim i afërt i mjekëve bullgarë gjatë orarit të punës. Ky film kishte premierën ne Javën e Kritikëve në Festivalin e Kanës në vitin 2012, ku u nominua për “Camera d’Or” dhe fitoi çmimin “Visionary Aëard”. Puna e Ilianit është shfaqur edhe në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork dhe ka akumuluar mbi 30 çmime, duke përfshire edhe German Documentary Film Award 2013.

 

HUMAN RIGHTS DOX

Human_Rights

Arbana Xharra

Arbana është gazetare kosovare me përvoje mbi dhjetëvjeçare dhe ka punuar për gazetat më të lexuara në vend, si Koha Ditor dhe Zëri. Ka magjistruar në shkrim akademik. Është kryeredaktore në gazetën Zëri. Arbana ka fituar një mori çmimesh për raportimet e saj hulumtuese, që kryesisht kanë të bëjnë me keqpërdorimin e fondeve publike. Vitin e kaluar Arbana u përzgjodh për Balkan Fellowship for Journalistic Excellence. Kjo bursë fokusohet në ndërrimit e qasjes drejt Islamit në Kosovë. Gjatë punës së saj si gazetare, ajo shpesh ishte cak i kërënimeve dhe padive të shumta.

Daniel Sponsel

Daniel Sponsel, u lind më 1964 në Hamburg. Ai studio fotografi, film dokumentar dhe gazetari televizive ne HFF në Mynih. Për momentin, ai është skenarist, regjisor, dhe ligjërues në fushën e dokumentarit dhe klipeve muzikore . Gjithashtu shërben si Drejtor i festivalit ndërkombëtar të dokumentarit DOK fest në Mynih.

Rajko Petrovic

Rajko diplomoi për regji filmi dhe televizioni në Fakultetin e Arteve në Beograd. Gjithashtu përfundoi Atelier Varan Paris School për filma dokumentarë, i themeluar nga Jean Rouch. Petrovich është një nga themeluesit e Atelier Varanin Beograd – Qendra për kinemanë e dokumentarëve, në të cilën punon si regjisor dhe producent. Dokumentarët e tij Pulses dhe East of Eden janë shfaqur në festivalet më prestigjioze në regjion dhe më gjerë. Ai është ligjërues i filmit dokumentar në Fakultetin e Medieve dhe Komunikimit në Beograd.

 

GREEN DOX

Green_Dox

Chico Pereira

I lindur ne Almaden, Spanjë, në vitin 1979, Chico përfundoi studimet në Shkenca Ambientale në Universitetin e Kordovës. Pas shpërnguljes në Edinburg, Chico diplomoi për Film dhe Fotografi në Edinburgh Napier University, dhe magjistroi në Praktikat e Avancuara Filmike nga ScreenAcademy në Skoci. Pablo’s Winter (2012), film i tij i diplomës dhe njëherish dokumentari i parë i metrazhit të gjatë, ka fituar një numër çmimesh në festivali si Leipzig, IDFA dhe FullFrame. Gjithashtu është shfaqur në Documentary Fortnight në Muzeune e Artit Modern në Nju Jork.

Jay Rosenblatt

Jay është një artist i njohur ndërkombëtarisht i cili ushtron profesionin e kineastit të pavarur që nga viti 1980 dhe ka realizuar mbi 25 filma. Puna e tij shqyrton bërthamat tona emocionale dhe psikologjike. Filmat e tij kanë fituar mbi 100 çmime ndërkombëtare dhe janë shfaqur në gjithë rruzullin. Një përzgjedhje e filmave të tij shfaqet rregullisht në Film Forum në Nju Jork. Tetë nga filmat e tij janë përzgjedhur në Sundance Film Festival dhe shfaqur në kanale të njohura si HBO/Cinmax, the Independent Film Channel dhe Sundance Channel.

Melissa Lindgren

Melissa Lindgren është programere, kuratore dhe zhvilluese projektesh. Ajo u lind në Stokholm më 1986 dhe magjistroi në Universitetin e Gëteburgut në Artet e Bukura, me fokus në kuratim të filmave dhe videove. Ajo gjithashtu ka studiuar filmbërje dhe komunikim mediatik. Në 2009, Melissa filloi të punonte në TempoDocumentary Festival, ku për momentin është drejtoreshe e programimit. Tempo është festivali më i madh i filmit dokumentar në Suedi. Melissa gjithashtu është themeluse dhe drejtoreshë e festivalit CinemaQueer International Film Festival, festivali më i madh që trajton temat LGBT në Suedi.

 

INTERNATIONAL SHORTS

International_Shorts

 

Adrian Paci

Adriani është një nga artistët më aktivë bashkëkohorë. I lindur më 1969 në Shkodër, ai diplomoi nga Akademia e Arteve në Tiranë. Në vitin 1997, u zhvendos në Milano ku ende jeton dhe vepron. Përgjatë karrierës së tij, ai ka ekspozuar një llojllojshmëri shfaqjes në Jeu de Paume, Paris (2013), Galerinë Kombëtarë të Kosovës, Prishtinë (2012), KunsthausZurich, Istanbul Modern, Bloomberg Space në Londër (2010), CCA në TelAviv (2009), Kunstverein Hannover (2008), Museum am Ostwall in Dort-mund (2007), Galleria Civica of Modena (2006), P.S.1 in New York dhe Contemporary Arts Museum, Houston (2005).

Ali Akay

Ali është profesor në Mimar Sinan Fine Art University dhe kreu i departamentit të sociologjisë. Ai gjithashtu është profesor i përkoshëm në Humboldt Universit (Berlin), Paris VIII University dhe I.N.H.A. Punon si consultant arti në Acikekran New Media Ar Center dhe se fundi, ka themeluar TeorikBakis review. Disa nga publikimet e tij të fundit janë Sanattarihi: Sıradısı bir disiplin (His-tory of Art: Unusual Discipline),; Contemporary Art: An AkbankArt Center Anthology, AkbankSanat Edition, 2009, etj.

Lydia Beilby

Lydia është pjesë e panelit të programerëve në Edinburgh International Film Festival që nga viti 2008, përkatësisht programere e filmave të shkurtër. Inspirohet nga llojllojshmëria, shtrirja dhe inovacioni i paraqitur në mediumin e filmit të shkurtër. Lydia është specifikisht e interesuar të shqyrtojë se si kuratimi tematik në programet e filmave të shkurtër kontribuon në shtuarjen e një tangjenti tjetër eksperiencës filmike. Ajo është gjithashtu e apasionuar pas filmave të xhiruar në 16mm dhe 35mm.

 

NATIONAL SHORTS

National

 

Adriana Matoshi

Adriana u lind në vitin 1980. Ajo është aktore kosovare që ka fituar shumë çmime. Ka luajtur në mbi 40 shfaqje teatrale dhe filma. Paraqitja e saj më e rëndësishme është roli në filmin Kthimi – fitues i Sundance 2012. Disa nga shfaqjet e saj janë: “Thelesson” (Ionesco) nga Bekim Lumi,“Romeo & Juliet” (Shakespeare) nga Tony Grady, dhe “The House of Bernarda Alba” (Lorca) nga Agon Miftari.

Marcin Luczaj

Marcin ka studiuar për film në Lodz, Poloni. Ai është përfshirë në llojlloj festivalesh si Zubrofka Short Film Festival, Short Waves, Warsaw FF. Ai përgatit strategji festivalesh për kineastë të rinj dhe promovon filmat e shkurtër polakë jashtë vendit. Së fundi, është fokusuar në produksion dhe i është bashkangjitur kompanisë së produksionit Koi Studio. Jeton dhe vepron në Varvshavë.

Sabir Kanaqi

Sabir Kanaqi u lind në 1984 në Ulqin të Malit të Zi. Ai diplomoi në regji filmi nga Akademia e filmit Marubi në Tiranë. Aty punoi dy vite edhe si asistent profesor në departamentin e regjisë së filmit dhe produksionit. Nga viti 2008, ka realizuar një numër dokumentarësh, filma të shkurtër dhe reklama. Në 2009, Sabiri u përzgjodh të vijojë Sarajevo Talent Campus. Ai për momentin jeton dhe vepron në Tiranë.

 

YOUTH CATEGORY

Youth

Laureta Paqarizi

Laureta është një filmbërëse, aktore, dhe baletante kosovare. Përfundoi shkollën e mesme muzikore në Prizren. Që nga mosha 14 vjeçare ka përformuar në shfaqje teatrale dhe filma. Gjithashtu ishte anëtare e Kino Kabaret në Dokufest 2012. Laureta ka ndjekur Punetorinë e Dokumentarit në Dokufest.

Rrita Berisha

Rrita është një filmbërëse e re nga Kosova. Ka studiuar matematikë në Prizren dhe është muzikante e re. Gjithashtu ka ushtruar balet për dy vite. Rrita ka ndjekur Punëtorinë e Dokumentarit në Dokufest.

Vernon Shukriu

Vernoni u lind në Prizren. Jeton në rrethina të zakonshme. Dëshiron t’i shndërrojë në të pazakonshme. Veronin ka ndjekur Punëtorinë e Dokumentarit në Dokufest.