Punoni me ne

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë

DOKUFEST

Në kuadër të aktiviteteve të organizatës shpall KONKURS për pozitat në vijim
1.     Menaxher(e) Projekti – për projektin Fabrika e Filmit Dokumentar

2.     Asistent(e) për Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing

3.     Asistent(e) Programi

 

Përgjegjësitë:

Nën mbikqyrjen e Drejtorit Ekzekutiv dhe Drejtorit Artistik Menaxher(e) Projekti, në kuadër të projektit Fabrika e Filmit Dokumentar planifikon dhe ekzekuton planin e punës; koordinon, mbikqyr dhe implementon aktivitetet e projektit si: punëtoritë, mbledhjet, trajnimet, etj; planifikimin e aktiviteteve të ndërlidhura me qendrën e produksionit dhe në konsultim me menaxhmentin e organizatës koordinon përdorimin e paisjeve për nevojat e projektit, si dhe detyrat tjera të parapara me projektin në fjalë si dhe me planin strategjik të DokuFest. Kandidati/ja duhet të ketë përvojë nëmenaxhimin e projekteve, përpilimin e raporteve narative dhe financiare si dhe aftësi në punën ekipore.

Nën mikqyrjen e Menaxheres për Komunikim Asistent(e) për Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing do ta menaxhojë kohën duke mbështetur projektin Fabrika e Filmit Dokumentar, Aktivitetet e ndërlidhura me organizimin vjetor të festivalit si dhe aktivitetet e ndërlidhura me Kinemanë DokuKino, Kandidati/ja duhet të ketë aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze dhenjohuri shumë të mirë të rrjeteve sociale. Për këtë pozitë kandidatët e përzgjedhur në rrethin e ngushtë do të obligohen të kalojnë testin me shkrim.

Nën mbikqyrjen e Drejtorit Artistik Asistent(e) Programi do ta menaxhojë kohën duke mbështetur projektin Fabrika e Filmit Dokumentar dhe aktivitetet e ndërlidhura me organizimin vjetor të festivalit. Kandidati(ja) do të jetë përgjegjës(e) për koordinim të arritjes dhe dërgesës së filmave, ta mbështet ekipin e projektit Fabrika e Filmit Dokumentar gjatë aktiviteteve të projektit. Mirëmbajtja e databazës së shënimeve për nevojat e departamentit të Programit si dhe detyrat tjera të përcaktuara në planin strategjik të DokuFest

Njohuria e mirë gjuhës angleze është parakusht për të gjitha pozitat e publikuara.

Për të aplikuar, dërgoni CV’në e detajizuar dhe letër motivimin në email adresën apliko@dokufest.com. Ju lutemi mos dërgoni letrat e rekomandimit në këtë fazë.

Aplikimet pranohen vetëm përmes emali adresës së lartëcekur.

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen për intervistë.